×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtrenjtimi i rrymës fakt i kryer, Zejnullahu i ZRRE-së: Shpresojmë për çmime më të mira viteve të ardhshme

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Rryma do të shtrenjtohet nga 1 prilli për 15% dhe këtë e bëri punë të kryer kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike, Ymer Zejnullahu gjatë një takimi me përfaqësues të bizneseve sot.

    Ai iu tha gazetarëve se në këtë mënyrë “reflektohet” një pjesë e importit të energjisë elektrike që tha se është bërë vitin e kaluar, por edhe “nevojat për vitin e ardhshëm”.

    “ZRRE ka parë një raport. Ai është një vlerësim profesional i stafit të ZRRE-së që shihet mesatarisht – ajo bile thotë që tarifa është mesatare. Mund të ketë kategori të tjera të konsumatorëve që të kenë barrën më të mëdha të kësaj… Kjo është nevoja për të reflektuar një pjesë të importit që është importuar në vitin e kaluar dhe nevojat për vitin e ardhshëm. Kryesisht, dy kompetente kryesore janë: çmimet e importit dhe kostot e rezervave. Ndoshta disa e kanë keqkuptuar se çka janë shërbimet ndihmëse. Shërbime ndih,ëse janë ai gjeneratori që qëndron në gatishmëri për të na furnizuar kurdo që Kosova B ose Kosova A del nga sistemi, me e zëvendësu atë energji, dhe ajo është kosto e shërbimeve ndihmëse, që është rreth mbi 40 milionë euro, vetëm për arsye që mos të kemi ndërprerje kurdo që të del jashtë sistemit”, tha ai.

    Zejnullahu tha se “shpresojnë” që të ketë çmime më të favorshme të rrymës gjatë viteve të ardhshme.

    “Prandaj mos e konsideroni që ZRRE-ja po ka dëshirë me i rritë çmimet e energjisë elektrike, por këto janë mundësitë në treg. Shpresojmë që të kemi çmime më të favorshme në vitet e ardhshme, dhe shpresojmë që të kemi kapacitete gjeneruese vendore, e të mos kemi nevojë ta importojmë atë sasi të energjisë dhe shpresojmë që këto biznese që janë bashkërisht me neve do të shikojnë mundësi për të investuar në kapacitete shtesë që do të na ndihmojnë, edhe këto vetë si biznese, por edhe neve si qytetarë, që të kemi çmime sa më të favorshme për konsumatorin tonë”, tha ai.

    Ai ka thënë të premtën në Euro n’T7 se shtrenjtimi i sërishëm i rrymës ka “benefite”.

    “Benefitet janë që do të kemi 24 orë furnizim me energji elektrike”.

    Për ata që nuk mund ta përballojnë financiarisht një tjetër shtrenjtim të rrymës, ai ka thënë se “ligji ua mundëson me e bë kërkesë në Ministrinë e Financave” për të përfituar ndonjë subvencionim eventual.

    “Unë konsideroj që është shumë më mirë të kemi ngritje të çmimit të energjisë elektrike sesa të kemi reduktime”, ka thënë ai në T7, duke theksuar se “s’ka alternativë tjetër”. Sipas tij, “ose duhet me pasë ngritje të energjisë elektrike, ose duhet me pasë reduktime”.

    Shtrenjtimi i rrymës do të pasojë me shtrenjtimin e produkteve esenciale për qytetarët, kanë paralajmëruar bizneset. Shoqata e Industrisë së Qumështit tha të dielën se një rritje e re e tarifave të energjisë do t’i detyrojë të shtrenjtojnë produktet e qumështit, ndërsa i kërkoi Qeverisë që të ndërhyjë për ta ndaluar këtë.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, për FrontOnline është shprehur kundër idesë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme...
    Lajme19 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, në një intervistë për Tëvë1, ka folur rreth synimit të LVV-së dhe GUXO për të...
    Lajme19 Prill 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media të sot nga ora 10:00 deri...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar masakrën në Ribar të Vogël të Lipjanit, ku me një minutë heshtje nderuan viktimat, përfshirë...
    Lajme18 Prill 2025
    Organizata që merren me të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë kanë lansuar më 14.04.2025  fushatën...
    Lajme18 Prill 2025
    Vlora Çitaku nga radhët e PDK-së, ka komentuar seancën e nesërme që do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, e cila është...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, gjegjësisht në fshatin Trapçindoll të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku e kanë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse së shpejti nuk...
    Lajme18 Prill 2025
    Faqja e madhe për lajme ushtarake “SOFREP” e ka ndarë një fotografi të një ushtari britanik dhe një djali të vogël gjatë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.