×
  • Lajme
  • Lajme

    Izolohet Presidenti

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Presidenti Hashim Thaçi, është izoluar nga brenda e nga jashtë. Që prej kohës kur Gjykata Speciale ka treguar për aktakuzën kundër tij, Thaçin nuk e ka takuar kryeministri Avdullah Hoti e as kryeparlamentarja Vjosa Osmani, sikur që komunikimit me të i kanë vënë bllok edhe disa prej misioneve ndërkombëtare të vendosura në Kosovë, sikur janë ambasada britanike dhe ajo franceze.

    Më 24 qershor, Thaçi ishte rrugës për në Uashington për të marrë pjesë në një takim që synonte t’i jepte start një faze të re dialogu me Serbinë, kur Specialja dha kumtin se ai ishte i dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Zyra e Prokurorit të Specializuar e kishte gjykuar të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat. Kjo, pasi kishte shprehur besimin se Thaçi, bashkë me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, “kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe, kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë”, raporton KOHA.

    Që nga atëherë, përtej kufijve të Kosovës, vetëm në Shqipëri i janë hapur dyert kreut të shtetit. Në Tiranë ai ka takuar zyrtarët e lartë shtetërorë, si presidentin Ilir Meta e kryeministrin Edi Rama. Ramën e kishte pritur edhe në Prishtinë, kur kreu i Qeverisë së Shqipërisë kishte mësyrë unifikimin e spektrit politik në një ndërmarrje kundër Speciales. E ka pritur të hënën edhe kreun e opozitës së Shqipërisë, Lulzim Basha.

    Mirëpo, janë krerët institucionalë në Prishtinë që i kanë ndërprerë komunikimet me shefin e shtetit.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2025
    Visar Azemi nga Lidhje Demokratike e Kosvës tha se qëndrimi i tyre është i qartë dhe i pandryshueshëm. Përmes një postimi në...
    Lajme01 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, thotë se ftesa e Albin Kurtit për takim sot, ‘ishte lojë’. Ajo shkruan: “Sikurse e kuptuat,...
    Lajme01 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj situatës politike aktuale në vend, duke theksuar se partia...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se kalimi në votim të fshehtë në mes të seancës është shkelje dhe cenim i rëndë...
    Lajme01 Maj 2025
    Instituti Demokratik i Kosovës shpreh shqetësim të thellë lidhur me mënyrën e zhvillimit të votimit gjatë vazhdimit të sotëm të seancës konstituive...
    Lajme01 Maj 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor cili ishte i angazhuar në policinë kufitare – Stacionin e Policisë Kufitare  në...
    Lajme01 Maj 2025
    Mimoza Kusari-Lila, deputetja e Grupit Parlamentar të LVV-së, ka thënë se propozimi i Avni Deharit, kryesuesit të seancës për konstituimin e Kuvendit,...
    Lajme01 Maj 2025
    Arton Muhaxheri, njohës i çështjeve ekonomike, ka deklaruar  se gjendja e punëtorëve në Kosovë është tejet e rënduar, veçanërisht pas shtrenjtimit të...
    Lajme01 Maj 2025
    Deputetja Donika Gërvalla, i ka quajtur “humbës” partitë tjera pasi u dështoi propozimi që votimi për kryeparlamentar në Kuvend të bëhet në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.