×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Italia, Polonia e Hungaria nesër i hapin restorantet dhe parqet

    FrontOnline
    03 Maj 2020

    Shtetet evropiane po vazhdojnë t’i lehtësojnë masat kufizuese që i morën muajin e kaluar dhe në shkurt shkaku i pandemisë. Nga e hëna, në Itali do të lejohen shëtitjet e njerëzve në parqe dhe vizitat e të afërmve, ndërsa restorantet do të ofrojnë vetëm shitje të ushqimit, por jo shërbim në lokal.

    Në Hungari, disa dyqane dhe muze, hapësirat e jashtme të restoranteve dhe hoteleve gjithashtu do të hapen nga e hëna, por masat kufizuese do të mbesin në fuqi në Budapest, ku janë regjistruar 70 për qind e të gjitha rasteve në nivel vendi.

    Edhe Gjermania do ta vazhdojë largimin e masave nga fillimi i javës së ardhshme, ku në disa rajone pritet rihapja e shkollave, ndërsa Sllovenia dhe Polonia do ta lejojnë rihapjen e disa bizneseve dhe hapësirave publike.

    Franca gjithashtu ka paralajmëruar se do t’i largojë pjesërisht masat e izolimit nga 11 maji, përfshirë rihapjen e shkollave fillore, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

    Megjithatë, pas paralajmërimit të ekspertëve shëndetësorë se sëmundja mund të kthehet përsëri dhe të shtohen rastet, qeveritë po kërkojnë që të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat dhe të rritet numri i testimeve

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.