×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Italia ndjen mungesën e turistëve amerikanë

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Turizmi është kthyer në Itali – një vend i cili vetëm disa muaj më parë ishte epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Evropë. Rreth 35 mijë njerëz humbën jetën si rezultat i pandemisë.

    Kufijtë e Bashkimit Evropian janë rihapur për turistët e një numri vendesh që nuk kanë nevojë të vetëizolohen. Por Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e kësaj liste të miratuar nga Bashkimi Evropian, pavarësisht situatës së biznesit në Itali.

    Ndërsa industria e turizmit përbën 13 përqind të të ardhurave bruto të Italisë, ekonomia e atij vendi tashmë e goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, pritet të pësojë humbje të konsiderueshme pa turistët amerikanë të cilët janë edhe shpenzuesit më të mëdhenj.

    Qëkur vendi filloi të hapë kufinjtë me 3 qershor, udhëtarët evropianë ishin të parët që u kthyen atje. Duke filluar nga java e kaluar, turistë nga një numër vendesh jo të bllokut po ashtu filluan të kthehen në Itali. Megjithatë, turistët amerikanë, grupi i dytë më i madh i vizitorëve në Itali pas gjermanëve, është akoma i ndaluar të futet në atë vend, përveç rasteve urgjente.

    Në ditët e sotme, të paktët vizitorë amerikanë në Itali shpesh kanë një histori për të treguar. Pensionistja amerikane Colleen Hewson nga qyteti Detroit dhe bashkëshorti i saj shkuan në Itali në muajin mars për të vizituar rrënojat e Pompeut. Ata gjetën të mbyllur parkun si rezultat i pandemisë. Pandemia i gjeti ata të bllokuar në Itali dhe ishin mes të parëve që u futën në zonën arkeologjike kur u rihap në fund të muajit maj.

    “Jemi këtu me pushime me rastin e 30 vjetorit të martesësnë një banesë me qera dhe pronari u tregua bujar me qendrimin tonë ndërsa pandemia bllokoi vendin”, tha Colleen Hewson.

    Hotelet e shtrenjta që frekuentohen nga amerikanët, sikurse ata në zonën bregdetare në Amalfi, po bëhen gati të përballen me humbje të konsiderueshme këtë sezon pushimesh. Disa hotele janë rihapur pjesërisht, ndërsa të tjerat vazhdojnë të jenë të mbyllura.

    15 milion amerikanë vizitojnë Evropën çdo vit, shumë prej tyre në sezonin e verës. Mungesa e tyre është një humbje e madhe pasi ata përbëjnë dhjetë përqind të ekonomisë së përgjithshme të Evropës.

    Vendimi i Bashkimit Evropian për të përjashtuar udhëtarët nga disa vende të caktuara, përfshi Shtetet e Bashkuara, është bazuar në shkallën e infeksionit të koronavirusit. Vende të tjera kryesore si Brazili dhe Rusia po ashtu janë ndaluar që turistët nga vendet e tyre të vizitojnë Evropën.

    Javën e shkuar, pesë turistë amerikanë u bënë pjesë e lajmeve kryesore kur atyre iu ndalua hyrja në Sardenjë, një tjetër destinacion i preferuar nga amerikanët. Ata u detyruan të largohen nga aeroporti Cagliari pasi fluturuan në ishullin mesdhetar në një avion privat.

    Qeveria italiane thotë se 5,6 milion amerikanë vizitojë Italinë çdo vit, ndërsa korriku është muaji i tyre i preferuar. Përveç destinacioneve zakonisht të preferuara si Roma, Venecia, Firencia dhe Milano, shumë prej tyre shkojnë në zona si bregdeti Amalfi dhe ishujt kryesorë si Sardenja dhe Siçilia – ku ushqimi dhe kultura janë gjërat kryesore që i tërheqin ata./voa/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.