×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Itali: 78-vjeçari e vr*et shqiptarin pasi zbulon se kishe një lidhje me gruan e tij

    FrontOnline
    27 Tetor 2024

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali.

    Një 45-vjeçar shqiptar u vra nga një 78-vjeçar.

    Dritan Hakaj u vra nga i moshuari Walter Budri, i cili edhe u arrestua.

    Vrasja ndodhi në afërsi të banesës së Budrit, në rrugën Varese, në Garbagnate Milanese, në veri të Milanos në Itali.

    Mediat italiane raportojnë se “viktima kishte lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e autorit të dyshuar”.

    Sipas informacioneve të para thuhet se shqiptari frekuentonte shtëpinë ku jetonte i moshuari me gruan e tij, gjithashtu shqiptare, transmeton Klankosova.tv

    Në orën 03:00 të mëngjesit të djeshëm, 45 vjeçari kishte shkuar në gjendje të dehur në banesën e çiftit dhe sulmoi gruan, në prani të djalit të saj 11-vjeçar, të cilin ajo e kishte nga një lidhje e mëparshme, jo me bashkëshortin aktual.

    Ky i fundit reagoi dhe me një pistoletë Beretta 22 që mbante në shtëpi, qëlloi dy herë në ajër për të trembur Hakajn, i cili doli nga apartamenti dhe zbriti shkallët, në tentativë për t’u larguar. Por, i moshuari vendosi ta ndjekë dhe zbriti me ashensor.

    Në katin e parë të ndërtesës, ata u ndeshën sërish ku pati edhe një përleshje fizike mes tyre para se italiani të shkrepte armën duke e lënë të vdekur në vend 45-vjeçarin.

    Plumbi e goditi në gjoks Dritan Hakajn, që rezultoi të ishte fatal.

    Walter Budri, u arrestua nën akuzën e “Vrasjes me dashje”.

    Në dëshminë e parë dhënë policisë, mediat raportojnë se 78-vjeçari pranoi se ai qëlloi pas sherrit me 45-vjeçarin.

    Ndërkaq, ai dha po ashtu edhe një tjetër dëshmi për prokurorët por nuk dihen shumë detaje.

    Në vendin e ngjarjes u konfiskua edhe arma “Beretta 22”, që dyshohet se është përdorur në rast.

    Sa i përket viktimës, Dritan Hakaj ishte me banim në Milano të Italisë dhe përveçse i papunë, rezultonte person me precedentë penalë në trafikun e lëndëve narkotike, shfrytëzimin e prostitucionit, si dhe për vjedhje.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Tetor 2024
    Kryeministri shqiptar dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një përmbledhje nga fjalimi i një dite...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Sot, në orën 13:13, dielli perëndoi në Longyearbyen, Svalbard, dhe nuk do të lindë më deri më 15 shkurt 2025, në orën 11:28....
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se policia maqedonase ka arrestuar një shtetas të Kosovës...
    Të tjera
    Kronika27 Tetor 2024
    Një aksident me fatalitet është shënuar gjatë ditës së djeshme në Banjë të Malshevës.
    Lajme27 Tetor 2024
    Ferat Shala, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, kritikoi Qeverinë për shtrenjtimin e   tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, duke theksuar se...
    Lajme27 Tetor 2024
    Të dhënat e publikuara nga Qeveria e  Kosovës që për tri vjet të qeverisje së kryeministrit Albin Kurti janë shtuar mbi 78 mijë...
    Sport27 Tetor 2024
    Mario Balotelli është gati për një rikthim në futbollin italian pas katër muajsh, si një futbollist i lirë për momentin. Sipas ekspertit...
    Lajme27 Tetor 2024
    Sot do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetari të...
    Lajme27 Tetor 2024
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për FrontOnline sqaroi se, në përputhje me legjislacionin në fuqi, procesi i shqyrtimit tarifor përfshin disa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.