Një 4-vjecare italiane prej 5 muajsh qendron peng i covid 19. Vogëlushja vazhdon të testohet dhe rezulton ende pozitive. Mjekët shpjegojnë se jo të gjithë pacientët me Covid e shpërndajnë infeksionin. Ndërsa prindërit e vogëlushes këkrojnë që t’i jepet fund ankthit të tyre dhe vajza të çlirohet spese nuk përben rrezik për njerëzit.
Një vogëlushe 4-vjeçare italiane, e infektuar me covid 19, prej 5 muajsh vazhdon të jetë në ankth për shkak të pandemisë. 120 ditë pas simptomave të koronavirusit, ajo vazhdon të testohet dhe rezulton ende pozitive. Edhe pse bartëse e virusit, 4-vjeçarja duket se nuk e transmeton koronavirusin pasi deri më tani asnjë nga familjarët e saj nuk është infektuar.
Më 24 Mars, vogëlushja e cila jeton në Milano bashkë me familjen, pati ethe, temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje. Të shqetësuar, prindërit e çuan në spital ku mjekët i siguruan se ajo nuk kishte probleme me mushkëritë dhe e nisën atë në shtëpi pa e testuar për Covid. Pasi qendroi për 14 ditë në karantinë në trupin e 4 vjeçares nisën të shfaqeshin njolla. Vetëm pas vizitës së dytë në spital ajo u testua dhe doli pozitive me infeksionin e Covid.
Gjatë gjithë kohës që është testuar vajza ka dalë pozitive dhe kjo bëri që të nisi përiudha e gjatë e ankthit dhe stresit. Nëna e 4-vjecares kërkon që të vlerësohen edhe elementët e tjerë të gjendjes së vajzës së saj, në mënyrë që ti jepet fund karantinës së tëjzagjtur.
“Të gjithë më kanë konfirmuar që vajza nuk është më infektuese, por askush nuk e ka marrë përgjegjësi për ta çliruar atë “. Vogëlushja mund të quhet e shëruar vetëm pasi tamponi i dytë të dalë negative.
I pyetur për një shpjegim shkencor në lidhje me këtë çështje, shef i Mikrobiologjisë në Spitalin e Fëmijëve në Romë, Carlo Federico Perno, tha se deri më tani studimet po tregojnë se jo të gjithë pacientët me Covid e shpërndajnë infeksionit.