×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet për Front Online daja i Fitore Pacollit: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë, tash e kam marrë grantin dhjetëra mijëra euro prej Ministrisë

    FrontOnline
    18 Nëntor 2024

    Sylejman Islami, i cili u përfol shumë sonte nëpër media, pasi zyrtari i LDK-së, doli me një video se ky i fundit ka fituar një grant nga Ministria e Bujqësisë, në vlerë prej 100 mijë euro, ka folur ekskluzivisht për FrontOnline.

    Islami, e pranon se e ka mbesë deputeten e VV-së, Fitore Pacollin, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës.

    Ai thotë se ka marr 60 mijë euro nga MBPZHR-ja derisa  30 mijë euro do investoj vetë.

    “Jo 100 mijë euro por 60 mijë euro Ministria, e 30 mijë e diçka investojë vetë’’ thotë ai.

    Ai, thotë se kjo nuk ka asgjë të bëjë me Fitore Pacollin, të cilën e ka mbesë, por thotë se nuk ka ndikuar.

    ‘’S’ka lidhje kurgjo Fitore Pacolli me mua, bash mesë e kamë. Asgjë s’ka ndikuar ajo’’ potencon ai.

    Islami, e përmend edhe një rast se si kishte kërkuar ndihmë nga mbesa e tij, Fitore Pacolli, kur këtij të fundit iu ishte rrëzuar pompa AL Petrol në Lagjen Arbëria, në Prishtinë, kur pompa e derivative kishte qenë siç thotë ai në tokën e tij.

    ‘’Kur mu ka dashtë mua Fitore Pacolli mëma ndihmuar, është dashtë kur ma kanë rrëzuar pompën Vetëvendosja AL Petrol në lagjen Arbëria, ka qenë në tokën time, atë herë ja ka vlejnë me ma pshtuar tokën dikush, e tash për grant si kam thënë askujt s’jam mërzit për këtë. Atëherë ka pas mundësi mëme ndihmuar po si ka hy asaj pune’’ thotë ai.

    Islami, potencon se granti që ka fituar është i destinuar për arra dhe lajthia dhe se për këtë grant ka konkurruar që tri here.

    ‘’Granti është i destinuar për arra dhe lajthia. Unë moti kam konkurruar, është e treta herë tash e mora grantin’’ u shpreh ai për FrontOnline.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Janar 2025
    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka bërë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova në 19 vjetorin e vdekjes....
    Lajme21 Janar 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot ka qenë në Llozicë të Malishevës. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se janë të...
    Kronika21 Janar 2025
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar edhe një person të dyshuar për vjedhjen e një BMW X5 në Kaçanik. I...
    Të tjera
    Sport21 Janar 2025
    Ruben Amorim ka pranuar se skuadra e tij Manchester United mund të jetë ‘më e keqja’ në historinë e klubit. Djajtë e...
    Lajme21 Janar 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën, ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarëve në shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte në...
    Lajme21 Janar 2025
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka zhvilluar sot një takim me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive në vend,...
    Lajme21 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Zyra e...
    Vip21 Janar 2025
    Finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Sara ka një mesazh për publikun. Ajo ka falënderuar të gjithë për përkrahjen. “Faleminderit Kosovë,...
    Bota/Rajoni21 Janar 2025
    Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach kritikoi planet e presidentit të ardhshëm të SHBA, Donald Trump për t’u tërhequr nga Organizata Botërore...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.