×
  • Sport
  • Sport

    Ishte befasi pozicioni i tij në fushë ndaj Irlandës së Veriut, reagon prurja e re e Kosovës, tregon bisedën me trajnerin Giresse

    FrontOnline
    09 Qershor 2022

    Në përvjetorin e katërt të vdekjes së legjendës shqiptare të futbollit, Fadil Vokrri, Përfaqësuesja e Kosovës e ka shënuar një fitore dramatike sonte.

    Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ishte sonte nikoqire e Irlandës së Veriut, raporton FrontOnline.

    Ndeshja e vlefshme për grupin të Ligës C, i takoi Kosovës 3:2.

    Befasi sonte ishte pozicioni i Donat Rrudhanit që ishte i vendosur në krahun e majtë të mbrojtjes, megjithatë pas ndeshjes ai u shpreh i kënaqur me paraqitjen e tij.

    “Ndjenjë e papërshkrueshme për këtë mbrëmje debutimi, Jam shumë i kënaqur për paraqitjen time, pro edhe atë të skuadrës, pasi ia dolëm të luajmë mirë dhe të marrim fitoren”, tha fillimisht Rrudhani në “SSK”.

    “Kam biseduar me trajnerin dhe ndonëse kisha dy vite që nuk aktivizohesha si mbrojtësi i majtë, doja të sakrifikoja për skuadrën dhe tregova se jam gati që për Kosovën të luaj në çdo pozicion”, tregoi ai.

    “Në tre javët e fundit nuk kam luajtur asnjë ndeshje, ndaj në minutën e 70’ isha pak në vështirësi për shkak të ritmit të lartë, megjithatë ndaj Greqisë do të jem në formë akoma më të mirë”, theksoi ylli i Young Boys.

    “Java e fundit ka qenë më e mira e karrierës time, pasi besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur dhe jam shumë krenar që përfaqësoj Kosovën”, u shpreh Rrudhani./FrontOnline/

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Sport22 Maj 2024
    Sipas Charles Watts nëpërmjet Caught Offside, një burim i nivelit të lartë, Arsenali do t’i ofrojë Mikel Artetës një kontratë të re...
    Sport22 Maj 2024
    Garat evropiane në futboll të organizuara nga UEFA po iu vije fundi për sezonin 2023/24 me finalet që do të zhvillohen njëra...
    Sport22 Maj 2024
    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e priti sot në takim përzgjedhësin e ekipit kombëtar, Franco Foda, me bashkëpunëtorë....
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2024
    Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, aktivistja Natasha Kandiq ka thënë se Serbia nuk ka asnjë arsye të mos e pranoj...
    Sport22 Maj 2024
    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e priti sot në takim përzgjedhësin e ekipit kombëtar, Franco Foda, me bashkëpunëtorë....
    Lajme22 Maj 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim studentë nga Universiteti Shtetëror i Floridës. Në kuadër të programeve ndërkombëtare të...
    Lajme22 Maj 2024
    Pas SHBA-së dhe BE-së ka reaguar edhe Franca lidhur me veprimet e fundit të Policisë së Kosovës në Veri të Kosovës. Parisi...
    Lajme22 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka bërë të ditur se sot është takuar me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili. Ai, me...
    Sport22 Maj 2024
    Ballkani dhe Prishtina do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Dueli final do të zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.