×
  • Sport
  • Sport

    Kryetari Ademi e priti përzgjedhësin Foda dhe ekipin e tij, diskutojnë për kampin e qershorit dhe për edicionin e ri të Ligës së Kombeve

    FrontOnline
    22 Maj 2024

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e priti sot në takim përzgjedhësin e ekipit kombëtar, Franco Foda, me bashkëpunëtorë.

    Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht për kampin e ardhshëm të ekipit kombëtar, i cili do të zhvillohet në muajin qershor, si dhe për përgatitjet sa më të mira për edicionin e radhës të Ligës së Kombeve që nis në shtator, njofton FFK-ja.

    Në këtë takim, presidenti Ademi shprehu mbështetjen e plotë për trajnerin Foda dhe shtabin e tij teknik.

    Ai e theksoi rëndësinë e përgatitjes sa më të mirë për kampin e qershorit, duke e konsideruar atë një mundësi të mirë për të konsoliduar ekipin për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

    “Presidenti Ademi vuri në dukje se 2024-ta është një vit shumë i rëndësishëm për ekipin kombëtar të Kosovës, duke kërkuar nga trajneri Foda dhe lojtarët që ta japin maksimumin e tyre për të arritur rezultatet e kërkuara. Ai shprehu besimin se me një punë të përbashkët dhe një përkushtim të plotë, ekipi mund të realizojë objektivat e vendosura dhe të bëjë krenarë Dardanët”, njofton shtëpia e futbollit kosovar.

    Nga ana e tij, trajneri Franco Foda e falënderoi Ademin për mbështetjen dhe për besimin e treguar, duke theksuar se ai dhe ekipi i tij janë të përkushtuar për të arritur suksesin dhe për të bërë më të mirën me Kombëtaren e Kosovës.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Sport15 Qershor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje me rezultat 2-1 ndaj Italisë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2024, e vlefshme për grupin B....
    Sport15 Qershor 2024
    Shqipëria ishte e para që kaloi në epërsi ndaj Italisë, me golin e shënuar nga Nedim Bajrami që në minutën e parë....
    Sport15 Qershor 2024
    Kombëtarja e Italisë ka përmbysur gjithçka ndaj Shqipërisë. Pasi barazuan me Bastonin në minutën e 11-të, Azzurri ka shënuar edhe golin për...
    Të tjera
    Lajme15 Qershor 2024
    Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Italisë në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian 2024, e vlefshme për grupin B. Në...
    Lajme15 Qershor 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë qëndrime të ndryshme lidhur me përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina për të goditur objektiva ushtarake...
    Lajme15 Qershor 2024
    Drejtuesit e vendeve të G7 përfunduan takimin e nivelit të lartë me paralajmërimin më të fortë të bërë deri më tani Kinës,...
    Lajme15 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër, është takuar me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala...
    Lajme15 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainën në Zvicër, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz...
    Lajme15 Qershor 2024
    Zona që gjendet në afërsi të pikës kufitare Bërnjak në veri të Kosovës, 50 metra afër zonës administrative me Serbinë, e që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.