Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka folur lidhur me deklaratën e cila u nënshkrua disa ditë më parë në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.
Shea ka thënë se është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t’iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe.
“Të tria vendet e kanë bërë të qartë se marrëveshja e tyre e mbrojtjes nuk është e drejtuar kundër Beogradit, por është krijuar për të rritur bashkëpunimin mes tyre. Është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t’iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe. Është inkurajuese që vendet e rajonit po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe e bëjnë këtë duke ndihmuar njëri-tjetrin”, tha Shea.
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan marrëveshjen më 18 mars në Tiranë, gjatë një vizite të ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci dhe atij kroat, Ivan Anushiq.
Deklarata, siç u tha nga ministritë përkatëse, thekson rëndësinë e “një përgjigjeje të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të rrezikojnë stabilitetin e rajonit