×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-shefi i OBSH-së: Testet serologjike nuk mund të përdoren për të diagnostikuar COVID-19

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Testet serologjike zbulojnë antitrupat kundër virusit.

    Kështu ato mund të zbulojë nëse një person kishte një infeksion së fundmi (IgM) ose në të kaluarën (IgG) me virusin në fjalë.

    Por të njëjtat teste nuk mund të përdoren për të diagnostikuar infeksionin akut me virusin (SARS-CoV-2) që shkakton sëmundjen COVID-19.

    Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Skender Syla, drejtor i OBSH-së në Bullgari.

    Postimi i tij i plotë:

    Testimi molekular, ose testimi PCR, zbulon materialin gjenetik të virusit dhe kështu mund të zbulojë nëse një person aktualisht është i infektuar me virusin(SARS-CoV-2) që shkakton sëmundjen COVID-19.

    Testimi serologjik zbulon antitrupa kundër virusit, dhe kështu mund të zbulojë nëse një person kishte një infeksion së fundmi (IgM) ose në të kaluarën (IgG) me virusin në fjalë.

    Qeveritë duhet të përqëndrohen në testimin me bazë PCR në mënyrë të identifikimit dhe izolimit me kohë të rasteve aktive
    dhe kontrollit efektiv të gjendjes epidemiologjike.

    Testet serologjike janë të rëndësishme për përcaktimin se sa individë janë infektuar në popullatë të caktuar së fundmi (IgM) ose në të kaluarën (IgG) me virusin SARS CoV-2.

    Skender Syla, i cili qe disa vjet është drejtor i OBSH-së në Bullgari, ka folur për sfidat dhe përparësitë që ka Kosova në përballjen me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19. Syla ka theksuar se e vetmja masë që ka funksionu nga fillimi i Pandemisë ka qenë ngujimi total i detyruar dhe puna titanike e profesionistëve shëndetësor.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.