Prokurorët japonezë arrestuan ish-ministrin e Drejtësisë, Katsuyuki Kawai dhe bashkëshorten e tij deputete, Anri, me dyshimin se u jepnin para politikanëve dhe përkrahësve gjatë fushatës së saj elektorale për zgjedhjet e vitit të kaluar, transmeton NHK.
Ky është veprimi më i fundit në një seri skandalesh në Qeverinë e kryeministrit Shinzo Abe.
Çifti dyshohet se bleu vota në garën për Dhomën e Këshilltarëve, në korrik të vitit të kaluar, duke shkelur ligjin e zgjedhjeve.
Më pas, Anri Kawai fitoi një vend në Dhomën e Lartë të Parlamentit.
”Hetuesit kanë zbuluar se Katsuyuki Kawai dyshohet se ka dhënë rreth 24 milionë jen në dorë dhe bashkëshortja e tij rreth 1,5 milionë jen për rreth 100 persona, në prefekturën perëndimore të Hiroshimas për fushatën e saj”, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo.