
Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka reaguar pas rasteve të reja me coronavirus.
Rrahmani vlerëson se disa shprehje rreth koronavirusit po shndërrohen në sllogane të rrezikshme, shkruan Gazeta Sinjali.
“Shprehjet se “ska virus”, “mashtrim”, “politikë”, po shëndrrohen në sllogane të rrezikshme.”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.
Ai ka thënë se punëtorët shëndetësorë janë të dëshpëruar nga mosrespektimi i masave, ndërsa ka thënë se për këtë duhet të përkujdesen qytetarët dhe bizneset.
“Puntorët shëndetësorë janë të dëshpruar nga mosrespektimi i masave që ata po rekomandojnë për mbrojtje nga COVID-19, edhe në këtë fazë!
Kërkesa e qytetarëve dhe bisneseve për liberalizim të masave sa është legjitime do të duhej të jetë edhe gadishmëri dhe zotim për respektim të masave të kërkuara nga IKSHPK dhe nga Ministria e Shëndetësisë”, është shprehur ai.
“Shifrat e rasteve pozitive në ditët e fundit po dëshmojnë se nuk e kemi kuptuar mjaftueshëm se në çfarë situate epidemiologjike serioze jemi gjendur dhe ende gjindemi, përkundēr tre muajve mbyllje”, ka shtuar Rrahmani.
Ai ka rikujtuar se “Ne kemi obligim ligjor dhe njerëzor të ruajm shëndetin tonë dhe të të tjerëve”.