×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-komandanti i UÇK-së: T’i nxisim fëmijët tanë që ta kujtojnë historinë më të re të kombit

    Aulona Konjuhi
    28 Nëntor 2022

    Sot, më 28 Nëntor shënohet 110 – vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

    Kjo datë është festë e trefishtë për Kosovën e Shqipërinë.

    Sot shënohet edhe dalja e parë e UÇK-së në skenë dhe datëlindja e Komandantit legjendar, Adem Jashari.

    “28 Nëntori është një ditë që na bashkon, në suksese e sfida e krenari që jemi Shqiptar”.

    Kështu është rrëfyer në një intervistë për Front Online, ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Rrustem Berisha.

    Por, si e feston këtë datë ish-komandanti i UÇK-së?

    “Këtë festë emblematike për popullin tonë e kaloj duke nderuar të rënët për liri, duke vizituar familjet e dëshmoreve, invalidëve e veteranëve të luftës”, u shpreh ai për Front Online.

    Berisha 28 Nëntorin e ka vlerësuar si ditën e rilindëseve dhe luftëtarëve të shtetit shqiptarë.

    “Është kulmi i përpjekjeve të rilindësve tanë dhe luftëtarëve të lirisë për shtetin shqiptarë. Kjo ditë është shumë e moçme në historinë ë popullit tonë, është dita e flamurit të Skënderbeut që na ka prirë më shekuj pa u përkulur kurrë. Është ditëlindja e Komandantin legjendar, Adem Jashari. Po në këtë ditë të madhe, 25 vjet më parë, Rexhepi, Dauti e Muja i dhanë shpresë publikisht popullit tonë se liria është afër dhe së emri i lirisë është UÇK”, u shpreh Berisha.

    Në këtë ditë të madhe feste për shqiptarët, sipas Berishës mungojnë organizimet e mira.

    Ai thotë se duhet t’i nxisim fëmijët që ta kujtojnë historinë e kombit shqiptar.

    “Duke marrë parasysh rrugëtimin e popullit tonë në të kaluarën, mendoj së këto data duhet të shënohen më një organizim më të mirë për të gjitha grup moshat. T’i nxisim fëmijët tanë që ta kujtojnë historinë më të re të kombit”, tha ai për Front Online.  

    Ja si e pritën vendimin për t’iu bashkuar luftës së UÇK-së, familja e ish-komandantit të UÇK-së, Rrustem Berishës

    Në këtë datë të rëndësishme për shqiptarët, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, 25 vjet më parë doli në skenë për herë të parë.

    Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare ka rrëfyer për Front Online momentin e marrjes së vendimit për t’iu bashkuar luftës.

    Familja e Rrustem Berishës këtë vendim e pritën mjaftë mirë.

    “Pas braktisjes së Armatës Popullore të Jugosllavisë të vitit 1991, ishim të vetëdijshëm së Lufta do të ndodhë edhe në Kosovë, krahas aktiviteteve ushtarake të shumta që kishim në atë kohë, u vumë në kontakt direkt me Qeverinë e Republikës së Kosovës në Egzil dhe nga aty fillojë evidentimi i Ushtarakëve, Oficerëve shqiptare në Kroaci, Slloveni, Gjermani, Zvicër, Bosnjë, Shqipëri, Maqedoni. Situata në të cilën ishim, nuk ishte aspak e lehtë dhe më shumë rreziqe, kur i njoftova familjarët e mi për vendimin tim për t’iu bashkuar luftës në Kosovë, ata e mirëpritën një vendim të tillë dhe më pa durim prisnin që edhe unë të rreshtohem siç ishin rreshtuar të parët e mi brez pas brezi për çlirimin e tokave shqiptare”, tha Berisha.

    Rrustem Berisha: Suksesi i Betejës së Koshares është plotësimi i amanetit të gjithë atyre që luftuan për një Shqipëri të bashkuar

    Nga shumë kujtime të cilat kishte nga Lufta e Kosovës, ish-komandanti i UÇK-së ka rrëfyer dy nga ato.

    Rrustem Berisha ka treguar momentin në të cilin është ndjerë shumë krenarë.

    “Një nga momentet të cilat do të ndihëm gjithmonë krenar është betimi më datë 21 qershor 1998, ku ishim betuar para flamurit Kombëtar dhe Flamurit të Brigadës, 21 Oficer dhe bërthamat e brigadave 131, 133,134. Ku u zotuam në emër të atdheut dhe kushtetutës se do ti kryejmë gjitha detyrat ndaj vendit deri në çlirimin përfundimtar duke mos kursyer as jetën”, u shpreh Berisha.

    Berisha ka veçuar edhe momentin kur larguan forcat serbe nga kufiri.

    Ai ka përmendur edhe emrat e bashkëluftëtarëve që iu gëzuan kësaj situate.

    “Momenti i dytë i ndjenjës së veçantë ishte dita 09 prillit 1999 kur grupi i tretë operativ ( Brigada 131,134, dhe batalioni Divërzanto vëzhgues) me forcën e armës hoqën kufirin Shqiptaro- Shqiptar të vendosur padrejtësisht. Për një kohë shumë të shkurt i kemi shpartalluar forcat serbe në kufi dhe pas 87 viteve më nuk mund të thirreshin në integritetin territorial të tyre sepse kufiri në mes të Shqipërisë dhe Kosovës nuk ekzistonte më. Asnjëherë nuk do ta harrojë gëzimin e bashkëluftëtarëve siç ishin: Agim Ramadani, Sali Cekaj, Xhemajl Fetahu, Abaz Thaqi dhe heronjve të Betejës së Koshares dhe ushtarakëve tjerë. Suksesi i Betejës së Koshares është plotësimi i amanetit të gjithë atyre që luftuan për një Shqipëri të bashkuar”, theksoi Berisha për Front Online.

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka thënë se ka shumë punë për t’i realizuar amanetet e heronjve të rënë për liri.

    “Një pjesë e idealit është realizuar por mbetët edhe shumë punë për tu bërë drejt realizimit të amanetit të sakrificës së gjithë brezave të rënë. Ky amanet na obligon që të bëjmë angazhim maksimal në realizimin e detyrave tona kombëtare”, thotë Berisha.

    Për nder të 28 Nëntorit, Berisha pati një urim të veçantë për të gjithë familjarët e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të vendit.

    “Më lejoni që të gjitha familjeve të dëshmorëve të luftës sonë çlirimtare, familjeve të viktimave civile, familjeve që ende nuk e din ku i kanë më të dashurit e tyre, bashkëluftëtarëve të mi të Betejës së Koshares, të gjithë luftëtarëve të lirisë dhe gjithë shqiptarëve në botë, Gëzuar Festa e Flamurit”, përfundoi Berisha për Front Online.

     

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Financave ka organizuar pritje për të rinjtë që kanë qenë përfitues nga skema e kuponëve nga Agjencia e Punësimit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten u konstituua Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të enjten ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit –...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Xhudistët nga Kosova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena kanë qenë të pafat në garat e Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb...
    Lajme26 Prill 2024
    Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet, për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Gjatë protestës së sotme, Rithemelimi ka hedhur sërish molotov në derën e bashkisë së Tiranës. Pas hedhjes së molotëve, kanë ndërhyrë efektivët...
    Lajme26 Prill 2024
    Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me aparaturën SPECT/CT/PET. Në gjithë rajonin, Kosova do të jetë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Shtime ku ka thënë se ka takuar disa biznese në të...
    Lajme26 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se vrasjet e pasluftës janë përdorur me qëllim për të njollosur UÇK-në. Haliti në emisionin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.