×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-koloneli i UÇK-së që u intervistua për 18 orë nga Specialja: Nuk ekziston asnjë arkiv i luftës

    FrontOnline
    10 Maj 2022

    Rreth betejës për drejtësi, në çështjen e besimit të pafajësisë së ish-krerëve të UÇK-së të akuzuar nga Gjykata Speciale, në emisionin ”Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka qenë i ftuar Safet Syla, ish-kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

    Ai është pyetur rreth çështjes së ekzistimit të arkivit të UÇK-së, ku këtë gjë e ka mohuar duke thënë se UÇK-ja nuk ka pasur kurrë arkiv.

    ”Ne nuk kemi pasur asnjëherë arkiv të UÇK-së, nuk e di se cilat arkiva do t’i hapë kryeministri Kurti”, ka thënë Syla.

    Ai shton se duke qenë drejtor i përgjithshëm i Zyrës për Çështje të trashëgimisë së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) nuk ka pasur asnjë dokumentacion lidhur me UÇK-në, por vetëm material elektronik, apo si të thuhet databazat elektronike, me të cilat pajisen pjesëtarët e TMK-së, për kohën e shërbimit, detyrën dhe pensionimit të tyre.

    Ndër të tjerash, Syla thotë se në këto materiale nuk ka asnjë komunikatë të UÇK-së, por ka dokumentacione të aktivitetit 10 vjeçar të TMK-së.

     

    ”Nga 20 shtatori i vitit 1999 deri më 21 janar të vitit 2009 jemi përgjegjës të databazave elektronike nga transformimi i UÇK-së në trupa mbrojtëse të Kosovës deri në shpërbërjen e TMK-së dhe formimin e FSK-së”, tha ish koloneli, transmeton Portali D.

    Ai përfundon duke thënë se një pjesë e dokumentacionit të TMK-së janë arkivuar në arkivin e Kosovës dhe atje janë disa nga materialet gjatë aktivitetit 10 vjeçar të zonave mbrojtëse të Shtabit të përgjithshëm të TMK-së, që përfshijnë plane operacionale, raporte vjetore dhe aktivitete të ndryshme të punës që është bërë gjatë viteve.

    ”Gjithçka rreth TMK-së, asnjë letër për UÇK-në”, tha Syla.

    Safet Syla ka qenë dëshmitar i ftuar në Gjykatën Speciale për të dëshmuar rreth aktivitetit të tij, gjatë sherbimit në UÇK.

    Intervistimi i tij ka zgjatur dy ditë nga nëntë orë, gjithsej 18 orë.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se një nga pengesat në të ardhmën e afërt në Kosovë është mungesa e...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, në një konferencë për media, tregoi se për çka kanë folur me presidenten e Kosovës Vjosa...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ku kanë nënshkruar marrëveshjen...
    Të tjera
    Kronika19 Maj 2024
    Një shtetas sirian raportohet të jetë arratisur. Rasti ka ndodhur në Qendrën e mbajtjes së Azilantëve në Prishtinë. Rasti po hetohet nga policia...
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk është kampioni i padiskutueshëm i botës në boks në kategorinë e rëndë. Boksieri ukrainas e mundi britanikun Fury pas 12...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury shprehu zhgënjimin e tij pasi sipas mendimit të tij, e meritoi fitoren ndaj Oleksandr Usyk. “Besoj se e fitova atë...
    Sport19 Maj 2024
    Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk është mbreti i peshave të rënda, pasi mposhti Tyson Furyn. Usyk triumfoi ndaj Furyt me vendim të ndarë...
    Lajme19 Maj 2024
    Nga 1 janari i vitit 2024 Republika e Kosovës mori dritën jeshile për liberalizim të vizave. Përpos efekteve të shumëta pozitive për...
    Lajme19 Maj 2024
    Gjatë ditës së djeshme u raportua për arratisjen e Enver Sekiraqës. Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës. Lidhur me rastin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.