Fehmi Mehmeti ish guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka paralajmëruar se do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese rreth procesit për përzgjedhjen e guvernatorit të ri të BQK-së. Paneli për përzgjedhjen e guvernatorit në mënyrë të jashtëligjshme kishte anuluar konkursin paraprak, në një afat të shpejt ka shpall konkursin e ri dhe ka rekomanduar Kuvendit dy kandidatë.
Mehmeti ka thënë se rasti tashmë është rasti në Gjykatë dhe pa marrë ndonjë epilog përfundimtar, në mënyrë të jashtëligjshme paneli ka anuluar konkursin dhe ka shpall konkursin e ri.
“Unë po e pres vendimin e Gjykatës dhe pastaj lëndën do ta dërgoj për Gjykatën Kushtetuese” ka thënë guvernatori