×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ish-guvernatori Mehmeti: Numri i parave të falsifikuara në rritje

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2023

    Që numri i raste të parave të falsifikuara është në rritje e thotë edhe ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

    Por, deklaron se nuk ka të dhëna të sakta se sa është numri i parave të falsifikuara në vend që janë në qarkullim.

    “Të dhënat e fundit tregojnë se ka vazhduar rritja e kartëmonedhave dhe monedhave që janë të falsifikuara. Ndonëse, nuk mund të ketë të dhëna të sakta se para të falsifikuara janë në qarkullim në këtë rast qytetarët, tregtarët janë në kontakt të vazhdueshëm me këto para dhe nuk kanë njohuri të mjaftueshme e as eksperiencë për t’i identifikuar paratë e falsifikuara”, ka thënë Mehmeti për Front Online.

    Mehmeti deklaron se në atë vend ku qarkullimi më i madh i parave është kesh, ekziston mundësia më e madhe që të ketë tentativa më të shpeshta për para të falsifikuara.

    “Mund të themi që ka tentativa sidomos në Kosovë ku është një ekonomi që qarkullon vlera e lartë e keshit, që është një ndryshim nga vendet tjera ku paraja fizike ka ardhë në rënie si vlerë. Tentativat për para të falsifikuara mund të jenë të shpeshta por masat gjithashtu duhet të jenë shumë të shpejta që në raste konkrete është dashtë të veprohet.  Duhet të kihet kujdes nga paratë kesh, përgjithësisht klientët nuk janë në dijeni që janë duke futur një kartëmonedhë të falsifikuar në bankë. Sektori bankar në Kosovë përdor identifikimin me kamera dhe aparatet e numërimit të keshi”, ka shtuar ish-guvernatori Mehmeti.

    Ai ka një thirrje për të gjithë qytetarët.

    “Në këto raste thirrja ime për të gjithë qytetarët është që duhet të shmangin pagesën me kesh pasi që mundësitë për të rënë në kontakt me kartëmonedha të falsifikuara janë shumë të mëdha. Çdo biznes por edhe qytetarët të jenë të kujdesshëm”, është shprehur ndër të tjera Mehmeti.

    Ish-guvernatori ka treguar se tentativa për të futur para false në Kosovë ka pasur edhe në vitin 2022 gjatë sa ky i fundit ishte në këtë pozitë, por se kanë reaguar shpejtë.

    Ndërsa, thotë se tash nuk ka ndodhur e njëjta gjë.

    “Ne edhe në vitin 2022 kemi pas tendenca që të futen para të falsifikuara, por reagimi jonë ka qenë shumë i shpejtë. Nuk ka pas reagim, ju e dini që Policia e Kosovës ka reaguar e para, e pastaj BQK-ja ka dalë me një reagim pas tri apo katër ditëve”, ka shtuar ai.

    Front Online për këtë çështje ka kërkuar përgjigje edhe në Bankën Qendrore të Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

    Mbi një mijë raste të parave të falsifikuara për 11 muaj/ Mehmeti: Të shmanget pagesa me para kesh

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Gjykata e Shkodrës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e dy vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, të cilët dyshohen si autorë të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Lajme10 Janar 2025
    Avokati Arianit Koci ka thënë se hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral, siç ishte dyshuar më...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës do të mbështesë me 100 mijë euro familjarët e veprimtarit të vrarë Enver Hadri, për vrasjen e të cilit...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Hajdar Beqa me numër 31, fton të gjithë bashkëatdhetarët që të votojnë, pasi vota e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Vip10 Janar 2025
    Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së Gjestit, si banori më i ri në shtëpi. Por...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Sport10 Janar 2025
    Menaxheri i Edon Zhegrovës, Serxhio Mezi thotë se Napoli është njëri prej dhjetë klubeve të interesuar, respektivisht të ofertave që i ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.