×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputeti i VV’së zbërthen strategjinë e Kurtit: Synon popullaritet përmes viktimizimit

    FrontOnline
    07 Qershor 2020

    Njëri ndër përkrahësit e dikurshëm të Albin Kurtit, Fisnik Ismaili ia ka kushtuar një shkrim të gjatë Vetëvendosjes dhe ish-Kryeministrit që qeverisi veç 44 ditë Kosovën.

    Fisnik Ismaili, ish-deputet i Vetëvendosjes, i ka zbërthyer veprimet e Albin Kurtit prej arritjes së marrëveshjes me LDK’në e deri te rrëzimi i Qeverisë. Për të gjithë lëvizjes që çuan në rënien e Kurtit fajtor e ka lënë edhe ish-Shefin e Qeverisë.

    Ka thënë se Albin Kurti u dorëzua dhe po shitet viktimë për të marrë përkrahjen më të madhe popullore.

    ‘… Më lehtë është me u dorëzue e me u shitë viktimë, sesa me i grahë! Në vend se mos me e lanë LDK-në me e prue gjendjen këtu, shkon e nxitë LDK-në me e ba pikërisht këtë send, edhe masnej dy muej rresht i quen tradhtarë”, ka shkruar Ismaili.

    Lëvizja Vetëvendosje dhe përkrahësit e saj kishin paralajmëruar rezistencë ndaj largimit të Kurtit nda pozita e Kryeministrit. Strategjia e tyre ka ndryshuar. Tash po kërkojnë rikthimin e liderit të VV’së në Qeveri përmes peticionit.

    “Kur pati naj peticion efekt, allahile, që po mytni tuj dalë në syreta me kimika n’dorë? A i shkuem në Kuvend me gjysë shleperi nënshkrime kundër demarkacionit? 203 MIJË nënshkrime..A e din çka është kjo për mue? Lojë e poshtër politike”, ka shtuar ai.

    Vetëvendosje është transformur në parti politike kur vendosi të garojë në zgjedhjet e vitit 2010. Para se të futeshin në politikë bënin thirrje për të mos dalë në votime.

    Partia e Albin Kurtit ka qenë organizatore e protestave për shumë probleme të Kosovës.

    “Strategji E NJAJTË si nëpër protesta. Në çdo protestë Lëvizja i ka ngucë policët, i ka shajtë e gjue me gurë, tuj e dijtë që ata reagojnë e iu hyjnë dajak, masnej i qitke njerëzit e përgjakun në TV e me fitue popullaritet si viktima”, ka shkruar Ismaili.

    Ky ish-deputet thotë se strategjia e VV’së për viktimizim nuk i kryen punë shpejt pasi duhet edhe disa palë zgjedhje për të arritur synimin e 51 për qind të votave.

    “Po, e vërtetë që qajo ia ka rritë popullaritetin gradualisht, tuj i shti njerëzit në gjynah, amo prej qeti populli me pritë që nji ditë ka me ti jepë 51% tuj u shitë nonstop viktimë, që në fund me ba çka të duesh, pak problem, valla. Ndoshta mas nja 3-4 zgjedhjeve tjera. Deri atëherë, duhesh mi grahë me koalicion, e me kallxue që ki koqe një ditë me e mbajtë bajrakun vetë”, ka shtuar ai.

    Lëvizja Vetëvendosje qëndroi në pushtet më pak se dy muaj. U rrëzua Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti me votat e 2/3 e votave të deputetëve.

    Tash prapë ka dalë në opozitë. Udhëheq me komunën e Prizrenit.

    Albin Kurti ka paralajmëruar tubim të madh më 12 qershor në sheshin kryesor të Prishtinës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Lajme04 Mars 2026
    Mijëra përdorues kanë raportuar probleme me aksesin në Facebook. Faqja jozyrtare e monitorimit Downdetector ka marrë më shumë se 11,000 raportime problemesh...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.