×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa publikoi letrën e Mogherinit për Asociacionin- vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka publikuar pak minuta më parë një letër të ish-Përfaqësueses së lartë të BE-së, Frederica Mogherini, e cila në vitin 2015 i kishte shkruar, se Asociacioni nuk do jetë nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive.Pas kësaj letre ka ardhur reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Deputeti i kësaj partie, Shpejtim Bulliqi, ka thënë për “Gazeat Blic” se akoma nuk është e qartë se si do të jetë çështja e kompetenca dhe se a do të ketë kompetenca ekzekutive apo jo.

    “Unë mendoj se marrëveshja e Asociacionit e 2013-ës por edhe i dyti, ky i dyti tregoi Gjykata Kushtetuese se ka shkelje të mëdha kushtetuese, brenda atij versionit që kanë pranu në realitet udhëheqësit tanë, prandaj nuk e dimë se si do të jetë çështja e atyre kompetencave, a do të ketë kompetenca ekzekutive apo jo. Sidoqoftë, këto janë lëshime të mëdha klasës tonë udhëheqëse, në radhë të parë që kanë kanë pranu me hy në negociata për një asociacion të tillë për fakktin se Pakoja e Ahtisarit i ka paraparë të gjitha të drejtat maksimale që mund t’i realozojë minoriteti serb në Kosovë”

    Bulliqi thekson se pasojat mund të jenë edhe më të mëdha nëse insistohet nga faktori ndërkombëtar që të bëhet një asociacion i tillë.“Prandaj sidoqoftë mendoj që është diçka që vërtet është ka i shkakton dëme Kosovës dhe kam frikë se këto dëme mund të jenë edhe më të mëdha nëse insistohet me çdo kusht nga faktori ndërkombëtar që të bëhet një Asociacion i tillë. Ju e dini që në radhë të parë Komunat e Kosovës e kanë një Asociacion të vetin i cili i grumbullon të gjitha komunat e vendit, prandaj nuk kanë pas nevojë të pranohet të krijohet një asociacion i këtillë, kishte me kriju një nivel të tretë qeverisës në Kosovë” tha Bulliqi

    Mustafa bëri të ditur se letrën e dërguar nga Mogerini në vitin 2015, ia ka prezantuar edhe Përfaqësuesit Special për Dialogun, Lajçak.“Më 24 gusht të vitit 2015, një ditë para nënshkrimit të Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme/Elementet Kryesore të Asociacionit, nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini e kam pranuar letrën me këtë përmbajtje:“Në konekstin e diskutimit tonë për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, dua të konfirmoj se është kuptim i BE-së, se Asociacioni/ Bashkësia – në harmoni me Marrëveshjen e Parë dhe ligjet e Kosovës – nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive. BE, në ushtrimin e rolit të tij si fascilitator i dialogut Prishtinë-Beograd do të vazhdojë të monitorojë respektimin dhe implemenrimin nga të dy palët të Marrëveshjes së Parë dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialog” .

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë procesi i mësimit gjithëditor ka treguar sukses të jashtëzakonshëm në gjysmëvjetorin...
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, prezantuan projektin e ndërtimit...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Janë arrestuar dy persona për dhunim. Kështu njofton Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Sipas tyre, njëri rast ka ndodhur në...
    Lajme14 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci aktualisht po qëndron në SHBA për një vizitë zyrtare. Përmes një postimi në Facebook, ministri tregon se...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur për dy raste të tentim vrasjes që kanë ndodhur...
    Lajme14 Janar 2025
    Një grua nga Peja ka raportuar një vjedhje të rëndë që ka ndodhur të mërkuren e javës së kaluar. Sipas policisë, ajo...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, dhe...
    Lajme14 Janar 2025
    Të hënën në Prishtinë janë arrestuar katër persona që dyshohet të jenë përfshirë në një përleshje me thika. “Është raportuar se pas...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.