×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa po e mposhtë virusin

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Shëndeti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa është përmirësuar dukshëm ditëve të fundit.

    Mustafa pak ditë më parë kishte konfirmuar se ishte prekur nga koronavirusi.

    Burime të Klan Kosovës brenda Lidhjes Demokratike theksojnë se Mustafa është në gjendje të mirë shëndetësore, me tendenca përmirësimi.

    Mustafa po sipas këtyre burimeve është në shtëpi dhe jo në Klinikën Infektive, siç ishte raportuar më herët nëpër mediat kosovare.

    Klani mëson se ai është në gjendje për t`u kujdesur për veten duke marrë terapi të rregullt, rekomanduar nga mjekët, të cilët edhe kishin konstatuar se ishte prekur nga Covid 19.

    Vetë Mustafa më 10 korrik ishte kujdesur të njoftojë opinionin publik se ishte infektuar nga virusi korona, kur kishte deklaruar se ishte izoluar.

    “Sot, pas analizave të kryera, kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, kishte shkruar kryetari i LDK-së në rrjetin social Facebook.

    Shërim të shpejtë Mustafës i kishte uruar gjithë lidershipi kosovarë.

    Jo shumë kohë më parë Mustafa ishte prekur nga një sëmundje e rrallë e quajtur “Sindromi Gulian Barren”.

    Ky virus kishte prekur ndjeshëm gjymtyrët e tij, ndërsa Mustafën e kishte detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Gjermani.

    Megjithatë, lideri i LDK-së pas një periudhe të shërimit klinik dhe rikuperimit fizik, ishte ngritur në këmbë dhe kishte arritur ta mposhtë sëmundjen, duke u rikonfirmuar si kryetar i LDK-së në zgjedhjet e fundit brenda partisë,

    Nga Rubrika
    Lajme26 Gusht 2025
    Të Mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, por priten edhe kalime vranësirash të shtresave të...
    Lajme26 Gusht 2025
    Vullnet Bugaqku nga KDI ka treguar për siç thotë ai tri shkeljet kushtetuese që janë bërë sot në seancën e Kuvendit të...
    Lajme26 Gusht 2025
    Emilija Rexhepi do të jetë nënkryetare e legjislaturës së IX-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Deputetja nga radhët e Partisë së...
    Të tjera
    Lajme26 Gusht 2025
    Të Mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, por priten edhe kalime vranësirash të shtresave të...
    Lajme26 Gusht 2025
    Vullnet Bugaqku nga KDI ka treguar për siç thotë ai tri shkeljet kushtetuese që janë bërë sot në seancën e Kuvendit të...
    Sport26 Gusht 2025
    Kampioni kazak, Kairat Almaty, bëri historinë e klubit duke u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve, pasi eliminoi Celtic në play-off në...
    Lajme26 Gusht 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, është deklaruar për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb....
    Lajme26 Gusht 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se arsyeja kryesore pse Albin Kurti nuk dëshiron konstituimin e institucioneve është lidhet drejtpërdrejt...
    Lajme26 Gusht 2025
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në “Rubikon” në Klan Kosova tha se qeverisja Kurti ka qenë nivel i Dimal...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.