×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Irlanda do të heqë thuajse të gjitha kufizimet e pandemisë

    FrontOnline
    21 Janar 2022

    Irlanda do të heqë pothuajse të gjitha kufizimet e saj për COVID-19, të shtunën, pasi kaloi valën e variantit Omicron që çoi në një rritje të madhe të infeksioneve, ka thënë kryeministri Micheal Martin.

    Irlanda kishte shkallën e dytë më të lartë të të infektuarve me COVID-19 në Evropë vetëm javën e kaluar, por është edhe vendi me shkallën më të lartë të personave që kanë marrë vaksinën përforcuese, njofton Klan Kosova.

    “Ne kemi përballuar stuhinë Omicron”, tha Martin në fjalimin televiziv të së premtes, në të cilin ai tha se vaksinat përforcuese kishin “transformuar plotësisht” situatën në vend.

    “Kam qëndruar këtu dhe kam folur me ju në disa ditë shumë të errëta. Por sot është një ditë e mirë”, tha ai.

    Vendi ka qenë një nga vendet më të kujdesshëm në Bashkimin Evropian për rreziqet e COVID-19, duke vendosur disa nga kufizimet më të gjata për udhëtimet dhe pranimin e të huajve.

    Por pas këshillave të zyrtarëve të shëndetit publik, qeveria vendosi që baret dhe restorantet nuk do të kenë më nevojë të mbyllen në orën 20:00, një kufizim i vendosur në fund të vitit të kaluar kur goditi vala Omicron, ose për t’u kërkuar klientëve prova të vaksinimit.

    Kapaciteti në ambientet e brendshme dhe të jashtme është vendosur gjithashtu të kthehet në kapacitet të plotë, duke i hapur rrugën turmave të plota për kampionatin e ragbit.

    Disa masa, të tilla si mbajtja e maskës në transportin publik dhe në dyqane, do të qëndrojë në fuqi deri në fund të shkurtit, tha Martin.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Mund të nevojiten rreth 14 vjet për ta pastruar Rripin e Gazës nga mbeturinat, përfshirë mjetet e pashpërthyera, që janë lënë nga...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, përcjell albinfo.ch. Vetëm me votimin e...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Gjatë protestës së sotme, Rithemelimi ka hedhur sërish molotov në derën e bashkisë së Tiranës. Pas hedhjes së molotëve, kanë ndërhyrë efektivët...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Xhudistët nga Kosova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena kanë qenë të pafat në garat e Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb...
    Lajme26 Prill 2024
    Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet, për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Gjatë protestës së sotme, Rithemelimi ka hedhur sërish molotov në derën e bashkisë së Tiranës. Pas hedhjes së molotëve, kanë ndërhyrë efektivët...
    Lajme26 Prill 2024
    Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është pajisur me aparaturën SPECT/CT/PET. Në gjithë rajonin, Kosova do të jetë...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Shtime ku ka thënë se ka takuar disa biznese në të...
    Lajme26 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se vrasjet e pasluftës janë përdorur me qëllim për të njollosur UÇK-në. Haliti në emisionin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.