Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka thënë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë një gabim të madh me arritjen e marrëvshjes për normalizim të marrëdhënieve me Izraelin.
Ai paralajmëroi se shteti i Gjirit Persik është kundër që Izraelit t’i lejohet një pikëmbështetje në rajon, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila u arrit të enjten, po shihet si fuqizim strategjik i pozitës së Emirateve të Bashkuara në rrafshin rajonal dhe atë global.
Irani ka raporte armiqësore me Izraelin. Këto vende e cilësojnë njëra-tjetrën armike dhe shpesh kanë shkëmbyer kërcënime për luftë.
Disa vjet më parë, një gjeneral iranian kishte thënë se vendi i tij është i gatshëm ta dërgojë Izraelin në bërllokun e historisë.
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë më parë se Izraeli është një tumor kancerogjen në zemër të botës islame.