×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    IPK jep detaje për policët e suspenduar në Mitrovicë

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar suspendimin e gjashtë zyrtarëve policor në Mitrovicën e Veriut, të cilët nuk kanë reaguar në një rast të rrahjes së disa qytetarëve

    Sipas IPK’së, zyrtarët e suspenduar kanë dështuar të reagojnë në nivelin e duhur profesional.

    “Sidoqoftë, ekziston dyshimi se disa zyrtarë policorë kanë dështuar të reagojnë bazuar në autorizimet e tyre për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe nuk kanë reaguar në nivelin e duhur profesional në këtë incident”, ka njoftuar IPK.

    Për këtë shkak, IPK ka suspenduar gjashtë zyrtarë policorë, në mesin e të cilëve edhe një kapiten.

    “Bazuar në këtë, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka suspenduar 6 zyrtarë policorë (në mesin e tyre edhe një zyrtar policor me gradën e kapitenit)”, thekson njoftimi i IPK’së.

    IPK bashkë me prokurorinë kanë filluar procedurat hetimore për këtë rast.

    “Lidhur me rastin është i njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Hetuesit e IPK-së në përputhje me autorizimet ligjore dhe fushëveprimin e Inspektoratit Policor kanë filluar një procedurë hetimore preliminare në koordinim edhe me prokurorinë kompetente”, njofton IPK.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështet plotësisht qëndrimin e Ambasadorit të BE’së, Aivo Orav, lidhur me...
    Lajme16 Korrik 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur shqetësim për veprimet e Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si instrument të padrejtë dhe selektiv që sfidon...
    Lajme16 Korrik 2025
    Sindikata e Policisë së Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, me kërkesë për përfshirje aktive në monitorimin dhe vlerësimin...
    Të tjera
    Vip16 Korrik 2025
    Një këngë e re është gati nga Melinda. Reperja ka njoftuar adhuruesit e muzikës së saj se kënga me titull “Zemra jem”...
    Sport16 Korrik 2025
    Lille nuk e ka gjetur ende një klub blerës serioz për Edon Zhegrovën. Ylli kosovar është duke ushtruar i vetëm pasi u...
    Vip16 Korrik 2025
    Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi ka kumtuar lajmin e hidhur. Kuqi përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se është ndarë nga...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Izraeli sulmon Sirinë, goditet selia e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Siriane. Sipas informacionit, një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në kryeqytet,...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se mbështetja për Ukrainën po perceptohet në Kiev si një sinjal për të vazhduar luftën....
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale, e cila hodhi poshtë mocionin e mbrojtjes kundër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.