×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    IPK-ja arreston një polic të dyshuar për dhunë në familje

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Inspektorati Policor i Kosovës njofton se kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

    “IPK kishte pranuar informacione dje në orët e pasdites nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Istog ka kryer veprën penale të dhunës në familje”.

    “Menjëherë pas pranimit të informacionit, hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar të dyshuarin (zyrtarin policor) si dhe viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij, të cilës i është ofruar edhe ndihma mjekësore”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

    Bëhet e ditur se pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është suspenduar nga puna.

    Hetuesit e IPK-së raportojnë se në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.