×
  • Sport
  • Sport

    Inter afër rinovimit të kontratës me Calhanoglu 

    FrontOnline
    23 Maj 2023

    Hakan Calhanoglu është padyshim një nga futbollistët më të spikatur te Interi, teksa në sezonin e dytë me fanellën zikaltër ka treguar se mund të bëjë më shumë se një rol në mesfushë.

    Turku i ardhur me parametra zero nga Milani në verën e 2021-shit, ka kontratë deri në 2024-ën me zikaltrit, ndaj drejtuesit e Interit janë gati t’i ofrojnë zgjatjen e bashkëpunimit.

    Bëhet fjalë për një kontratë të re me rritje të ndjeshme të pagës, me Calhanoglu që pritet të përfitojë 6 milionë euro neto në sezon, për të firmosur qëndrimin në anën zikaltër të Milanos, deri në verën e 2027-ës.

    Rinovimi pritet të firmoset para finales së Champions Leagues, me Calhanoglu që duket se është ambientuar në mënyrë perfekte në Milano dhe ka miratuar paraprakisht akordin për zgjatjen e kontratës./ss

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Sport19 Maj 2024
    Oleksandr Usyk është kampioni i padiskutueshëm i botës në boks në kategorinë e rëndë. Boksieri ukrainas e mundi britanikun Fury pas 12...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury shprehu zhgënjimin e tij pasi sipas mendimit të tij, e meritoi fitoren ndaj Oleksandr Usyk. “Besoj se e fitova atë...
    Sport19 Maj 2024
    Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk është mbreti i peshave të rënda, pasi mposhti Tyson Furyn. Usyk triumfoi ndaj Furyt me vendim të ndarë...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, konsideron se partitë opozitare nuk kanë qëndrim të njëjtë për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje. Ai...
    Lajme19 Maj 2024
    Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Ka vdekur në moshën 58 vjeçare, moderatorja e njohur e CNN, Alice Stewart. Raportohet se ajo u gjet e vdekur të shtunën...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë për “Front Online” se dy vitet e fundit vendi përballet me mungesë punëtorësh,...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim nënsekretaren e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen. Mediat morën pamje...
    Kronika19 Maj 2024
    Babë e bir janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. Rasti ka ndodhur të shtunën në Prishtinë, rreth orës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.