×
  • Lajme
  • Lajme

    Instituti slloven me analizë rreth rrethanave të reja në dialogun Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    02 Gusht 2020

    Raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë tejet komplekse dhe nuk mund të shikohen përmes prizmit “bardh-zi”.

    Ripërtëritja e dialogut ka më shumë sesa domethënie simbolike: Kryeministri Hoti është “fytyrë e re” në tavolinën e negociatave dhe përfaqëson Kosovën në kohën kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përballet me aktakuzë për krime lufte dhe kur kriza pandemike po vazhdon, ka vlerësuar Instituti Ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe të Lindjes së afërt (IFIMES) me seli në kryqytetin slloven, në analizën e vet të radhës rreth Ballkanit Perëndimor.E titulluar “Përpjekja për përsëritjen e historisë”, analiza trajton dialogun e rinisur pas 18 muajsh ndërprerjeje, midis Kosovës dhe Serbisë.

    Dialogu ka rifilluar më 16 korrik, i kryesuar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Krahas takimit mes tyre, kanë nisur edhe takimet mes grupeve të ekspertëve të pjesëmarrësve në dialog.

    Pjesë e dialogut nuk është më presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë nga Zyra e Prokuorit të Specializuar.

    Sipas institutit slloven, e dukshme është fuqia e pabarabartë e pjesëmarrësve në dialog.“Kryeministri i Kosovës Hoti nuk e ka përkrahjen politike për vazhdimin e dialogut. Qeveria e tij u krijua me vetëm 61 prej 120 votash, pikërisht sa i duheshin. Në Kuvendin e Kosovës, një opozitë e fortë e Lëvizjes Vetvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës konsiderojnë se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet ta udhëheqë dialogun”, shkruhet në analizë.Dialogu, sipas IFIMES, nuk do të jetë aspak i lehtë, “pasi që në fokus do të vihen çështja e dhimbshme e të zhdukurve, por edhe mos përmbushja e marrëveshjeve të arritura dhe të nënshkruara në Bruksel më 2013, lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe”.

    Se dialogu nuk mund të shikohet nga prizmi “bardh e zi”, si shkruan instituti nga Sllovenia, konfirmohet edhe nga fjalët e Vuçiqit.“Mund të flasim për gjithçka, nëse bëhet fjalë për kompromis. E rreth asaj që shqiptarët të fitojnë gjithçka dhe Serbia asgjë – nënshkrimin tim nuk do ta merrni kurrë”, kishte deklaruar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë implementuar një plan operativ në tregun e automjeteve, ku kanë sekuestruar...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Menduh Mullaademi, stilisti i parë në Kosovë – një pre ikonave të Prishtinës. Për vdekjen e ti, kanë shkruar nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.