Sot, në ora 14:00, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, do të vendoset instalacioni artistik “KOSOVA ON APPLE, FIGHT FAKE NEWS”, i cili organizohet nga komuniteti artistik vendor.
Organizatorët kanë thënë se, kjo nismë ka dy qëllime vazhdimin e përkrahjes dhe sensibilizimit të futjes së Kosovës në hartën e Apple, dhe njëkohësisht ndalimin e lajmeve të rreme dhe propagandës armiqësore.
Në kuadër të luftës hibride që ka përfshirë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht influencës malinje ruse, instalacioni artistik ka për qëllim edhe sensibilizimin artistik të luftës propagandistike që i bëhet Republikës së Kosovës dhe komunitetit artistik perëndimor në përgjithësi.