Inspektorët e Komunës së Prishtinës, nga niveli qëndrorë dhe Policia e Kosovës kanë marrë aksion për të mbikëqyr zbatimin e masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës kundër përhapjes së virusit Covid-19.
Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka publikuar disa fotografi nga aksioni i inspektorëve komunal dhe qëndrorë bashkë me Policinë e Kosovës, duke inspektuar zbatimin e masave.
“Inspektorët e Rendit Komunal bashkë me Policinë dhe inspektorët përkatës nga niveli Qendror, në aksion të vazhdueshëm për mbikëqyrjen e zbatimit të masave. Kujdesuni për veten dhe të tjerët!”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.