×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu tregon simptomat që paraqiten te personat pas vaksinimit kundër Covidit

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Kosova ka filluar vaksinimin kundër virusit Covid më 29 Mars të këtij viti.

    Personat të cilët vaksinohen, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende tjera kanë simptoma të ndryshme.

    Kështu ka thënë për Front Online, infektologu Ilir Tolaj.

    “Simptomat janë të  ndryshme në persona të ndryshëm. Nga të lehta e deri pak më të renda, nga shembja e nyjave dhe muskujve, lodhja, plogështia, e deri të temperatura e lartë, kokëdhembja, të vjellat, barkëqitja, etj. Por në përgjithësi, janë afatshkurtër dhe tërhiqen pas 1-2 dite”, tha ai për Front Online.

     

    Infektologu Tolaj: Vendimi për masat e reja i ngutshëm

    Tolaj foli edhe për masat e reja që ka marrë Qeveria e Kosovës.

    Ai tha se vendimin për masat  është i ngutshëm, një vendim arbitrar pa arsyeshmëri mjekësore.

    “Masat  e këtilla do te ishin të arsyeshme nëse numri i rasteve të reja do të tregonte një tendence të rritjes se vazhdueshme. Me që ky nuk është rasti, sepse numri i rasteve nga më shume se 900 raste tashme ka rënë nën 500 raste, me tendencë të rënies se vazhdueshme, atëherë masat e këtilla nuk po më duken të bazuara në  ndonjë analize të mirëfilltë profesionale e as në vlerësimin e drejtë të situatës epidemiologjike në vend. Vendimin për masat e vlerësoj te ngutshëm, më tepër një vendim arbitrar sesa me arsyeshmëri mjekësore”, tha Tolaj për Front Online.

     

    A do të ketë valë të tretë të Covidit? Tregon infektologu Tolaj

    I pyetur se a do të ketë valë të tretë të infeksionit, Tolaj, tha se pandemia është në rënie dhe së është bërë një imunitet kolektiv.

    “Nuk e besoj. Vala e trete e pandemisë duket se është ne rënje. Një numër i madh i njerëzve tashme e kane kaluar infeksionin, kjo do te thotë se është krijuar një nivel i konsideruar i imunitetit kolektiv ne mesin e popullatës”, tha ai për Front Online.

    Infektologu Tolaj, thotë se vetëm me një vaksinimi masiv të popullatës do të arrihet të kthehet gradualisht normaliteti në Kosovë pas gjendjes së krijuar nga pandemia e Coronavirusit.

     

     

     

     

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ministri i Financave ka thënë se rritja...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka kujtuar ish-krerët e partisë së tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Haliti përmes disa fotografive të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një...
    Të tjera
    Sport12 Tetor 2024
    Serbia e ka pritur në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaçërisht Granit Xhakën. E për këtë ka raportuar edhe mediumi i madh zviceran,...
    Lajme12 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka përmbushur premtimin për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit...
    Sport12 Tetor 2024
    Zvicra po përballet në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve. Nga minuta e parë në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit hetimin ndaj Qeverisë Kurti....
    Sport12 Tetor 2024
    Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, para nisjes, ka dal të jetë me tensione dhe provokime të tifozëve serb, si kundrejt shtetit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.