×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Infektologu shqiptar në Zvicër: Kosova të mos e mendoj mbylljen, s’ka kapacitete as për vaksinim

    FrontOnline
    28 Janar 2021

    Në gjysmën e dytë të janarit vërehet rritje e rasteve të personave të infektuar me Covid-19 në raportet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik ( IKSHPK) në Kosovë.

    Disa mostra shteti i Kosovës i ka dërguar në Gjermani pasi që dyshohet për një variant të ri të  Covid-19, që është përhapur në shumë vende të botës.

    Në një intervistë për Front Online, infektologu shqiptar, Taulant Muka, ka thënë se qytetarët nuk duhet të bëjnë panik, pasi sipas studimeve niveli i transmetimit në popullatë ende po diskutohet.

    “Gjithsesi edhe për publikun shqiptarë aty në Kosovë është mirë që të akceptohet që varianti i ri mendohet që mund të jetë më i transmetueshëm, por niveli i transmetimint se sa ngjitës, është ende në diskutim”, ka thënë Muka.

    Ai ka thënë se në këtë rast është fat që Kosova ka një popullatë të re dhe është më pak e rrezikuar, derisa ka  kërkuar që të respektohen masat anti-Covid nga qytetarët .

    “Dhe në këtë aspekt nuk ka nevojë për panik,  por ka nevojë që me kujdes që të respektohen masat, Kosova ka fatin e madh që ka edhe një popullatë të re”, ka thënë Muka.

    Infektologu Muka: Kosova e Shqipëria jotransparente me publikun gjatë pandemisë

    Infektologu Muka ka kërkuar nga të dyja vendet Kosova dhe Shqipëria që të kenë më shumë transparencë për masat që ndërmerren në mënyrë që të ngritët besimi në ato masa.

    “Ajo që është e rëndësishme për publikun dhe për politikën në radhë të parë është që të jetë transparente dhe të jetë konsistencë në atë që komunikon, me qëllim që të rrisë besimin e popullatës në masat që ndërmerren”, ka thënë ai.

    Në periudhën kur kemi ngritje të rasteve nga publiku përmendet shpesh edhe mbyllja totale dhe hapat që ndërmarrin shtetet evropiane.

    Muka: Nuk duhet të ketë mbyllje totale në Kosovë

    Infektologu Muka konsideron se mbyllja do të duhej të ishte hap jo i duhur pasi kapacitetet shëndetësore dhe ekonomike dallojnë shumë për Kosovën dhe vendet si Zvicra.

    “Unë besoj që njerëzit duhet të jenë vigjilent, duhet të respektojnë të dhënat që kanë masat, si distancimi fizik, të mos shkojnë në masa ekstreme. Është shumë e rëndësishme që shtetet të mos shohin se çfarë bënë Zvicra. Zvicra ka sjellë mbyllje, sepse ka kapacitete vaksinuese, ka një popullatë të plakur, ka ekonominë mund të rrinë në shtëpi dhe të më mbajë ende shteti kurse në vendet e tona nuk e kemi ende këtë mundësi”, është shprehur Muka për Front Online.

    Disa nga vaksinat tashmë kanë marrë dritën e gjelbër për përdorim në Evropë.

    Lidhur me këtë Muka kërkon që vaksinimi të jetë prioritet, e sidomos grupet e rrezikuara si të moshuarit.

    “Për sa i përket vaksinimit nuk duhet ta shikojmë me negativitet nga ana tjetër. Unë mendoj që duhet të jetë prioritet. Prioritet duhet të jenë grupet e rrezikuara, ata që janë në rrezik të lartë për të zhvilluar Covidin klinik”, ka thënë ai .

    Sipas Infektologut shqiptar në Zvicër, Taulant Muka, personat që kanë kaluar Covidin nuk duhet të vaksinohen në këtë periudhë.

    “Në besimin tim, mendoj që personat që e kanë kaluar Covdin më parë  nuk besoj që është i domosdoshëm vaksinimi në këtë pritshmëri që jemi”, ka thënë infektologu.

    Infektologu shqiptar në Zvicër thotë se deri në 6 muaj nuk do të mund të vaksinohet popullata kosovare

    Që të kemi një përfundim të pandemisë me Coronavirus përmes vaksinës në Kosovë e Shqipëri duhen deri në gjashtë muaj deri në vaksinim të popullatës.

    “Për vendet jo të zhvilluara sikurse është Shqipëria dhe Kosova, numri i domosdoshëm i vaksinave për të bërë një vaksinim të domosdoshëm të popullatës mund të kërkoj dhe unë nuk besoj që mund të vinë në 3 apo 5 apo 6 muajt në vijim.  Unë kam frikë se do zgjasë e do zgjasë disa muaj e sidomos për vendet e tona por kjo varet shumë nga përgjigja e politikës shqiptare në të dyja shtetet”, ka thënë ai.

    Zvicra në mbyllje, nuk pritet hapje e ekonomisë së shpejti

    Në Zvicër aktualisht janë të mbyllura shumica e bizneseve jo të domosdoshme dhe ka ulje të rasteve me Coronavirus.

    Këtë e ka thënë për Front Online, infektologu shqiptar që jeton në Zvicër.

    “Gjendja në Zvicër  duket për momentin të jetë e përmirësuar duket që masat e ndërmarra nga Qeveria, sigurisht që jemi në një mini lockdown duket që do të funksionojë, kemi ulje të rasteve të infektimeve të reja gjithashtu edhe të shtrimeve spitalore”, ka thënë ai .

    Poashtu nuk dihet se kur do të ketë një hapje totale të ekonomisë dhe gastronomisë.

    “Ende nuk ka informacion nga shteti zviceran se kur do të fillojnë bizneset të hapen, baret restorantet, por kam frikë duke parë situatën në gjithë Evropën mund të shtyhet, duke parë situatën sepse pritet që një pjesë e mirë e popullatës të vaksionohet”, ka thënë Muka.

    Poashtu edhe në Zvicër janë shfaqur rate me variantin e ri të Coronavirusit.

    “Ka po evidentohen, varianti i ri është kapur në fund të vitit të kaluar”, ka thënë infektologu Muka.

    Pandemia me Coronavirus ka filluar në fund të vitit 2019 ku u shfaq në Wuhan të Kinës, dhe u përhap me shpejtësi në Evropë dhe gjithë botën.

    Në Kosovë rastet e para u identifikuan në mars të vitit 2020, dhe vendi ende po përballet me numër të lartë të infektimeve. /Front Online/

     

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka theksuar se janë informuar se janë larguar bllokadat nga persona të maskuar në pikat kufitare në territorin...
    Lajme07 Shtator 2024
    Pikëkalimet kufitare në Merdarë e Bërnjak kanë qëndruar të mbyllura edhe pasditen e së shtunës. Ekipi i Ekonomia Online ka qëndruar në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Shfaqja “Tartufi” i Teatrit nga Gjilani ka rrëmbyer 5 çmime në edicionit të 54 të Festivalit të Teatrove të mbajtur në Ferizaj....
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth 100 ushtarë nga Garda kombetare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si pasojë e sulmeve ajrore ruse...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ka vdekur sot drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë kolegë e...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas humbjes nga Rumania (0:3) në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve në Ligën C, Kombëtarja e Kosovës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.