Infektologu Izet Sadiku, ka folur për gjendjen aktuale të pandemisë COVID-19 në Kosovë.
Sadiku tha se rritja e numrit të rasteve ka qenë gjë e pritur dhe se Kosova duhet të analizojë forcimin e masave për parandalimin e COVID-19.
Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë në Kosovë pohon se rritja e rasteve mund të jetë e papërballueshme për sistemin spitalor.