×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Infektohen me Coronavirus 123 të burgosur në Filipine

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Zyrtarët filipinas kanë thënë se 123 të burgosur janë infektuar me koronavirus në një burg. Aktivistët janë të shqetësuar se virusi mund të përhapet për shkak se ky shtet dallohet me mbingarkesën e burgjeve.

    Kryetari i qytetit Cebu tha se një ndërtesë e re brenda burgut, e cila ka kapacitet për 3 mijë persona, do të përdoret si vend për izolimin e të infektuarve. Numri i të burgosurve të infektuar përbën 40 për qind të të gjithë të infektuarve në qytetin e dytë më të madh të këtij shteti.

    Nuk janë dhënë hollësi për burimin e mundshëm të përhapjes. Tetëmbëdhjetë të infektuar janë shënuar në në Quezon, në mesin e të cilëve ishin nëntë anëtarë të stafit. Mediet lokale kanë raportuar për raste të infektimeve edhe në vende të tjera.

    Grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, ka bërë thirrje që të burgosurit e dënuar për shkelje të lehta ose ata që kanë probleme shëndetësore të lirohen në mënyër që të krijohen më shumë hapësira nëpër burgje.

    Ndërkohë aktivistët në mbarë botën u kanë bërë thirrje qeverive që t’i lirojnë të burgosurit politikë në kohën e pandemisë, shkruan “Reuters”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.