×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    India liron të gjithë të akuzuarit për sulmin në xhami më 1992

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Një gjykatë në Indi liroi të 32 njerëzit e akuzuar për përfshirje në sulmin dhe prishjen e një xhamie, afro 30 vjet më parë.

    Incidenti pati nxitur dhunën e myslimanëve, e cila pati lënë të vrarë rreth 2,000 njerëz.

    Disa udhëheqës të partisë qeverisëse hinduse në Indi “Bharatiya Janata” kanë qenë në mesin e të akuzuarve, që u liruan të mërkurën.

    Ata i kanë mohuar akuzat se i kanë nxitur turmat hinduse të shkatërrojnë xhaminë Babri të shekullit 16, në qytetin Ajodia, në dhjetor të vitit 1992.

    Hindusët besojnë se xhamia është ndërtuar në vendin e lindjes së Perëndisë së tyre Ram.

    Akuzat janë ngritur kundër 49 personave në vitin 1993, por 17 prej tyre tashmë kanë vdekur.

    Tridhjetedy të akuzuarit e mbetur u shpallën të pafajshëm të mërkurën nga një gjykatë speciale, e cila konstatoi se prishja e xhamisë është bërë nga “elementë anti-shoqërorë” dhe se nuk ka prova se ajo ka qenë e paramenduar.

    Gjykimi pritet të shtojë ndjenjën e pakënaqësisë dhe margjinalizimit në mesin e pakicës myslimane në Indi, e cila numëron rreth 200 milionë banorë.

    Gjykimi vjen gati një vit pasi Gjykata e Lartë e Indisë u dha tokën e diskutueshme hindusëve – duke i dhënë fund betejës së gjatë ligjore mbi pronësinë e saj – ndërsa myslimanëve u dha një tokë tjetër në Ajodia për të ndërtuar xhaminë./rel

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.