×
  • Lajme
  • Lajme

    Incidenti që shkaktoi vdekjen e ushtarit amerikan në Kosovë, ende nën hetime

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Ushtari amerikan Alexander Klass ka vdekur të shtunën e 4 korrikut në kampin ushtarak në Novosellë në rrethana ende të pasqaruara. Gazeta Express ka kontaktuar komandën e ushtrisë amerikane për Evropë për të pyetur se cila është arsyeja e vdekjes së ushtarit, por të njëjtit deklaruan se incidenti që ka shkaktuar vdekjen e 20-vjeçarit është aktualisht nën hetim dhe nuk kanë informata tjera.

    Dje, përmes një komunikate për media Komanda Rajone e Lindjes në kuadër të KFOR’it ka njoftuar se përshkak të një inicidenti që nuk lidhet me luftime, në kampin ushtarak në Novosellë me datë 4 korrik ushtari 20-vjeçar nga ShBA’ja, Alexander Klass që ishte duke shërbyer në Kosovë ka vdekur,duke mos specifikuar se për çfarë lloj incidenti bëhej fjalë.


    Gazeta Express ditën e djeshme ka kontaktuar misionin paqeruajtës të KFOR’it në lidhje me incidentin që ka ndodhur ku për pasojë ka vdekur ushtari amerikan, por të njëjtit në një përgjigje për Gazetën kanë thënë se pyetjet duhet të drejtohen në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, sepse është çështje kombëtare e brendshme e tyre.

    Express ka kontaktuar komandën e ushtrisë amerikane në Evropë, se çfarë lloj incidenti ka ndodhur në kampin në Novosellë më 4 korrik ku ka gjetur vdekjen ushtari amerikan Alexander Klass.

    Në përgjigjen zyrtare me shkrim të komandës së ushtrisë amerikane për Evropë, thuhet se incidenti është duke u hetuar dhe asnjë informatë tjetër nuk është në dispozicion.

    “Përderisa incidenti është aktualisht nën hetim, asnjë informacion i mëtejshëm nuk është në dispozicion në këtë kohë”, thuhet në përgjigje.

    Alexander Klass, 20 vjeçar me prejardhje nga Oregoni i ShBA’së ka shërbyer në Kosovë nga Marsi 2020 në kuadër të misionit të KFOR’it.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.