×
  • Lajme
  • Lajme

    Incidenti në Karaqevë, Kurti me Sveçlën i shkojnë komandantit të KFOR-it në zyrë

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se kreu i partisë, Albin Kurti, bashkë me Xhelal Sveçlën dhe Enver Dugollin, kanë realizuar një vizitë në selinë e KFOR-it ku dhe kanë takuar gjeneralin Michele Ris.

    Në këtë takim ata kanë diskutuar për situatën pandemike në vend si dhe për ndodhinë e fundit në Karaqevë ku forca të ushtrisë serbe ishte parë duke lëvizur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

    “Sot, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, bashkë me ish ministrin në detyrë të punëve të brendshme dhe anëtarin e kryesisë, z. Xhelal Sveçla, dhe ish zëvendës ministrin e mbrojtjes, z. Enver Dugolli, u pritën në selinë e KFOR-it në Film City nga Komandanti, Gjenerali Risi, dhe ekipi i tij.Gjatë takimit, dy palët diskutuan për gjendjen e rëndë të krijuar në vend për shkak të pandemisë COVID-19 dhe menaxhimin e kësaj krize nga institucionet e Kosovës, si dhe për incidentin e fundit në Karaçevë, e për situatën e përgjithshme të sigurisë. Ata u pajtuan që të mirëmbajnë kontaktet e rregullta dhe të vazhdojnë komunikimin e ndërsjelltë”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.