×
  • Opinione
  • Opinione

    Incidenti ndaj Vjosa Osmanit si mesazh se kë preferon shumica e re e Shkupit në Kosovë

    Mero Baze
    05 Gusht 2024

    Incidenti me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, ka kuptim vetëm si një shërbim politik kulisash kundër Vjosa Osmanit, për t’i treguar që i preferuari i Shkupit është Albin Kurti.

    Shkruan: Mero Baze

    Qeveria e re në Shkup, është një shumicë e mbështetur drejtpërdrejtë nga Albin Kurti, duke marrë pjesë në fushatën elektorale në Maqedoninë e Veriut. Albin Kurti u investua, edhe pse e kishte të qartë që është një aleancë antiperëndimore, edhe që po e përçante faktorin shqiptar në Maqedoni për shkak se nuk duronte dot sundimin e gjatë të Ali Ahmetit në pushtet.

    Përpjekja e tij për të nxjerrë nga politika liderët e UÇK në Kosovë dhe Maqedoni e motivonte dhe më shumë.

    Pra e thënë ndryshe, shumica në pushtet në Maqedoninë e Veriut i është mirënjohëse Albin Kurtit dhe e ka atë aleatin politik më të rëndësishëm në Ballkan.

    Fakti që ata prodhuan një incident kaq banal ndaj presidentes së Kosovës, nuk mund të jetë kurrsesi rastësor, pasi protokolli siguron që personalitet kalojnë nga seksioni VIP.

    Incidenti ka kuptim vetëm në kontekstin e muajit të fundit kur Osmani dhe Kurti duket se kanë divergjenca të heshtura brenda pushtetit në Kosovë lidhur me qëndrimin ndaj rekomandimeve të Perëndimit.

    Fakti që shqiptarët që janë pjesë e qeverisë në Shkup, po përpiqen ta paraqesin si incident banal, tregon sikletin që ata kanë nga raporti i fortë miqësor me Kurtin. Madje ata u identifikuan me Albin Kurtin në fushatë.

    Edhe në kohën që Kosova nuk njihej si shtet, Ibrahim Rugova udhëtonte si president nga Shkupi dhe respektohej si president.

    Incidenti ka kuptim vetëm për t’i treguar Vjosa Osmanit që nuk të njohim ty në Kosovë, por Albin Kurtin.

    Ndryshe nuk do t’ia vlente as të komentohej.

    Dhe i vetmi që nuk ka reaguar ende është Albin Kurti. Me sa duket ai mesazhet për politikën e brendshme në Kosovë i jep përmes një grekeje të Shqipërisë, kurse mesazhet për aleatët problematikë në pushtet përmes sllavëve të Maqedonisë.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Partia e serbëve të Kosovës, por që funksionon nën direktiva të Beogradit zyrtar, Lista Serbe, e ka nisur fushatën zgjedhore nga Ranillugu....
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë ekskluzive për “Info Magazine”, tha se KFOR-i ka ofruar mbështetjen e nevojshme në sulmin...
    Vip11 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme, Driloni ka folur me Sarën rreth Prime-it të mbrëmshëm. Ai e këshillonte për disa fjalë seksiste që u...
    Vip11 Janar 2025
    Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova po afron. Më 24 janar rrugëtimi plot emocione do të marr fund....
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Gresa iu ka drejtuar publikut me një urim. “Urime për finalistin e...
    Vip11 Janar 2025
    Drenusha e ka akuzuar Sarën, se nuk ka reaguar pas ofendimit që Driloni ia bëri Xhenetës. “Ta bojke ty (Xhenetë) Driloni ‘ti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.