×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Imunologu me çmim Nobel për Mjekësinë: Nuk do të ketë një valë të dytë të koronavirusit

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Imunologu Bruce Beutler, që ka marrë edhe çmimin Nobel për Mjekësinë në 2011, mendon se nuk do të ketë një valë të dytë të koronavirusit. Ai bën një analizë të situatës në shumë vende për të arritur në këtë përfundim.

    “Në shumicën e vendeve evropiane dhe Shtetet e Bashkuara, duket se shkalla e rasteve të reja dhe shkalla e vdekshmërisë janë gradualisht duke u zvogëluar, edhe nëse njerëzit filluan të dilnin përsëri, të ktheheshin në punë dhe të bashkëveprojnë më shumë. Së bashku me bllokimet, ndryshimet në sjellje (distanca sociale, përdorimi i maskave) duket se kanë pasur efekte mbrojtëse. Popullsia nuk është aq e ndjeshme sa në fillim, kur asnjë nga këto masa nuk ishte marrë. Kjo është e vërtetë, megjithëse aktualisht vetëm një përqindje e vogël e popullsisë është infektuar. Por e gjithë kjo më shtyn të mendoj se nuk do të ketë valë të dytë.”

    Megjithatë ai theksoi se pavarësisht të gjitha masave të marra, këto nuk do të jenë të mjaftueshme për të eliminuar virusin.

    “Të gjitha masat themelore të parandalimit që kemi zbatuar nuk do të jenë të mjaftueshme për të zhdukur plotësisht virusin dhe jeta e përditshme për të gjithë sigurisht që do të mbetet më e pakëndshme se më parë: ka shumë të ngjarë që vetëm një vaksinë efektive të jetë në gjendje për të shuar plotësisht pandeminë . Por kur do të krijohet vaksina? Ndoshta vitin e ardhshëm.”

    Imunologu u shpreh i bindur se asimptomatikët mund të infektojnë njësoj si ata që kanë simptoma. Ndërsa lidhur me pasojat që lë virusi tek personat, ndonëse shërohen, Beutler tha se nëse ata janë prekur rëndë, dëmtimi i mushkërive mund të jetë i përhershëm.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Një ditë pas varrimit të viktimave të moshës nga 16 deri në 48 vjeç të tragjedisë së 16 marsit, Koçani sot ishte...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Policia metropolitane ka konfirmuar tani se komanda kundër terrorizmit po kryen hetime për burimin e zjarrit në nënstacionin në Hayes që çoi...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka ndonjë datë specifike se kur mund të bëhet certifikimi i zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me...
    Vip21 Mars 2025
    Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania, ku Loredana shihet duke zgjuar në...
    Lajme21 Mars 2025
    SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në mesin e të cilëve është edhe një ish-deputet i...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Policia metropolitane ka konfirmuar tani se komanda kundër terrorizmit po kryen hetime për burimin e zjarrit në nënstacionin në Hayes që çoi...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidentit Hashim Thaçi i është lejuar një vizitë dyditore në Kosovë nga Dhomat e Specializura. Klan Kosova.tv, ka mësuar se vizita është...
    Lajme21 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.