
U.d. Kryeshefi Ekzekutiv, Luigj Imeri me bashkëpuntorë ka pritur sot në takim përfaqësuesit sindikal të punëtorëve nga Sindikata e Re e KEK-ut.
Gjatë takimit punëtorët kanë thënë se prioritet do të jetë përmirësimi i kushteve të punëtorëve.
Gjithashtu ata janë pajtuar që të formohet një grup punues nga menaxhmenti dhe përfaqësuest e punëtorëve i cili do ti shqyrtoj të gjitha kërkesat e punëtorëve e me theks të veçantë kontratën kolektive. z. Imeri është zotuar se të gjitha kërkesat e punëtorëve që propozohen nga grupi i përbashket punues dhe janë në përputhje me ligjin e punës do të plotësohen.