×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ilaçet e japin më shpejt efektin qetësues duke mbajtur këtë qëndrim trupi

    FrontOnline
    24 Nëntor 2022

    Kushdo që vuan nga dhimbje akute përdor shpesh qetësues kundër dhimbjeve – problemi është që duhet pak kohë deri sa qetësuesi të japë efekt. Studiuesit tani kanë zbuluar se koha e efektit mund të përshpejtohet me qëndrimin e duhur të trupit. Por si?

    Shumë shpesh përdoren qetësues kundër dhimbjeve, si paracetamol, ibuprofen ose diklofenak. Megjithatë, kur merren si tabletë, ato fillimisht duhet të kalojnë përmes stomakut dhe të arrijnë në seksionin e parë të zorrës së hollë (duodenum). Atje, përbërësi aktiv absorbohet dhe transportohet në vendin e veprimit nëpërmjet qarkullimit të gjakut. Trupit i duhet kohë për këto rrugë – të cilat çuditërisht mund të shkurtohen me një mënyrë të thjeshtë.

    Se kur fillon efekti i qetësuesve varet nga pozicioni i trupit.

    Duke përdorur një simulim kompjuterik, studiuesit nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins ishin në gjendje të përshkruanin për herë të parë një model të stomakut të njeriut. Ata tani kanë zbuluar se ka një ndryshim në fillimin e efektit të qetësuesve, në varësi të faktit nëse jeni shtrirë apo në këmbë:

    I shtrirë në anën e majtë, trupit i duhen 100 minuta që ilaçi të bëj efektin e vet.

    Nëse jeni në anën e djathtë, është vetëm 10 minuta.

    Kur qëndroni në këmbë, trupit i nevojiten 23 minuta që të përjetojë lehtësimin e dhimbjes.

    Sa më afër të zbresë qetësuesi në pjesën e poshtme të stomakut, aq më shpejt do të tretet dhe do të çlirohet përbërësi aktiv. Duke marrë parasysh gravitetin dhe strukturën natyrale të stomakut, shtrirja në anën e djathtë rezulton të jetë më e mira këtu – qetësuesi transportohet 2 deri 3 herë më shpejt sesa në një pozicion vertikal. Dhe madje 10 herë më shpejt se shtrirja në anën e majtë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Të tjera
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Kronika15 Janar 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi më 28 dhjetor të...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin...
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Kronika15 Janar 2025
    Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.