×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK u bën thirrje qytetarëve për kujdes: Nga 1 tetori janë raportuar rreth 16 mijë raste me grip sezonal

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2021

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) përmes një komunikate për media ka thënë se gripi sezonal ka shtuar intensitetin e përhapjes në vendin tonë.

    Siç njofton ISKHPK nga 1 tetori 2021 e deri më 12 dhjetor 2021, janë raportuar gjithsej 15 mijë e 786 raste të sëmundjes së ngjashme me grip.

    “Qytetarë të nderuar! Kujdes! Gripi sezonal po shton intensitetin. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë tërë vitit bën mbikëqyrjen permanente të Influencës sezonale me intensifikim të aktiviteteve gjatë sezonës përkatëse tetor-maj. Edhe pse gripi sezonal akoma nuk ka arritur pragun epidemik, vërehet një intensitet i shtuar i rasteve me grip sezonal.
    Nga fillimi i sezonës, 01 tetor 2021 (java e 40-të) deri më 12 dhjetor 2021 (java e 49-të) në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë raportuar gjithsej 15,786 raste të Sëmundjes të ngjashme me Grip (ILI), 2,498 raste të Infeksioneve respiratore akute (ARI) dhe 69 raste me Infeksion të rëndë respirator akut (SARI)”, thuhet në njoftim.

    Gjatë javës së 49-të (06.12.2021-12.12.2021) janë raportuar 5,998 raste ILI (Sëmundje e Ngjashme me Gripin), 465 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 12 raste me Infeksion të Rëndë Akut Respirator SARI.

    IKSHPK thotë se, në laboratorët e Qendrës kombëtare të gripit është identifikuar tipi A i gripit sezonal, subtipi H3, i cili gjendet në komponenten e vaksinës së gripit e cila mbron personat e vaksinuar.

    “Gjatë javës të fundit nga rastet e hospitalizura në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale janë raportuar 49 raste me ARI, 13 raste me ILI dhe 12 raste me SARI”, vijon njoftimi.

    Instituti Kombëtar apelon te të gjithë Drejtorët Komunal të Shëndetësisë të ngritët niveli i vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.

    “E përsërisim rekomandimin tonë që Inspektorati shëndetësor të mbikëqyrë të gjitha Institucionet shëndetësore të Kosovës për të urdhëruar për obligimin ligjor të paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse”.

    Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës tërheqin vërejtjen se virusi A bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm sezonal, por rekomandohet vaksinimi për të gjithë personat e moshuar, personat me sëmundje kronike dhe personat me imunitet të dobësuar.

    Si të mbroni veten dhe të tjerët:

    * Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

    * Nëse keni shenja të gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore!

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me rastin e një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit, ku gjatë...
    Lajme09 Maj 2024
    “Polonia si një shtet mik, ka një potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik në eksport dhe import, shkëmbim të studentëve, ekspertëve, përvojave...
    Lajme09 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka mohuar se lajmi rreth përfundimit të mandatit të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të ketë...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka njoftuar rreth riemërimit të Adrian Krastës, sipas propozimit të drejtorit të përgjithshëm, në drejtimin e edicionit...
    Lajme09 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Evropës duke thënë se Kosova do ta konsiderojë Bashkimin Evropian një fener vlerash. “Sot, ndërsa...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah i Gazës që nga e hëna, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët...
    Lajme09 Maj 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën e Evropës, ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë integrimin e plotë në strukturat...
    Lajme09 Maj 2024
    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftetarët e tij tani heronj të kombit, Ilir...
    Lajme09 Maj 2024
    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler, e ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.