×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi emëron Adrian Krastën drejtor të Festivalit të Këngës në RTK edhe për edicionin e dytë

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka njoftuar rreth riemërimit të Adrian Krastës, sipas propozimit të drejtorit të përgjithshëm, në drejtimin e edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK.

    Në njoftimin për media nga Bordi i RTK-së thuhet se ky emërim vjen pas suksesit të madh që pati Festivali i parë i Këngës në RTK nën drejtimin e Krastës.

    “Organizimi i festivalit të parë u karakterizua me shumë sfida dhe vështirësi, por me përvojën, angazhimin dhe drejtimin e drejtorit të festivalit dhe stafit të angazhuar të RTK-së, u bë e mundur që të realizohet ky projekt i madh kulturor, i cili gjeti mbështetje të madhe edhe nga Ministria e Kulturës”, thuhet në njoftimin e Bordit i RTK-së.

    Tutje sipas Bordit, Festivali i vitit të kaluar, i pari i këtij lloji në Kosovë, jo vetëm që magjepsi audiencën, por la gjurmë të pashlyeshme në skenën mbarëkombëtare të muzikës, duke qenë ngjarja më e madhe kulturore në vend.

    “Festivali u dha hapësirë artistëve të rinj që përveç performimit në festival, këngët e tyre transmetohen edhe në të gjitha kanalet e RTK-së. Duke u mbështetur në këtë qëllim, organizim dhe përvojë, edicioni i dytë i Festivalit të Këngës në RTK premton të jetë edhe më spektakolar, duke ofruar një platformë për artistët aspirantë që të shfaqin talentin dhe krijimtarinë e tyre në një platformë garuese mbarëkombëtare”, thuhet në njoftim.

    Tutje thuhet se derisa po vazhdojnë këtë udhëtim emocionues, Bordi i RTK-së rikonfirmon përkushtimin e tij për promovimin e diversitetit kulturor, nxitjen e inovacionit artistik dhe promovimin e sferës muzikore të Kosovës.

    “Ashtu si në edicionin e parë, Bordi do të jetë mbështetës i fuqishëm dhe do të luajë rol proaktiv në gjithë procesin e punës. RTK së shpejti do të paraqes aplikimin e saj në EBU që kënga fituese ta përfaqësojë Kosovën në Eurovision. Ne jemi optimistë që kënga fituese e festivalit të dytë me radhë do ta përfaqësojë Kosovën në këtë garë ndërkombëtare. Për këtë çështje është punuar në vazhdimësi nga bordi dhe menaxhmenti i RTK-së dhe është arritur të sigurohet përkrahje nga shumë vende, por në anën tjetër ka edhe pengesa të vazhdueshme për shkaqe politike nga disa vende mosnjohëse të Kosovës”, përfundohet në njoftimin e Bordit të RTK-së.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja e AAK-së, Albanë Bytyqi, për FrontOnline thotë se është e lehtë të numërohen sukseset e Qeverisë nga Albin Kurti, por se...
    Lajme20 Maj 2024
    Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur sot se rruga Prishtinë- Gjilan nuk është e qarkullueshme për shkak...
    Lajme20 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mori pjesë në përurimin e renovimit të Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë. Vitia tha se pacientët tani...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Pas më shumë se 10 orësh kërkime, nga Irani mbërriti informacioni se u gjet helikopteri me presidentin Ebrahim Raisi, por që nuk...
    Sport20 Maj 2024
    Real Madridi po i afrohet çdo ditë e më shumë zytarizimit të Kylian Mbappes si lojtari i tyre më i ri pas...
    Lajme20 Maj 2024
    Qeveria ka mbajtur mbledhjen elektronike në të cilën e ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit me Danimarkën për shfrytëzimin e Institucionit...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbrëmë në orët e vona ka pasur reshje të mëdha të shiut në Prishtinë. Si rezultat i tyre, disa lagje në Prishtinë...
    Kronika20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e dhunës në familje që ka ndodhur ditën e diel. Në raportin e policisë...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, në një prononcim për FrontOnline e konsideron skandaloze udhëheqjen e Qeverisë nga kryeministri Albin Kurti. ‘’Kemi skandale...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.