×
  • Lajme
  • Lajme

    IKD i dërgon letër Kurtit

    FrontOnline
    17 Qershor 2021

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)i ka dërguar letër kryeministrit të vendit, Albin Kurtit lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

    Në letër thuhet se fenomeni i zyrtarëve publik që në të njëjtën kohë ushtrojnë disa funksione, është parashtruar si çështje që cenon dhe dëmton rëndë integritetin dhe besimin institucional por edhe individual të zyrtarëve publik nga shoqëria civile.

    Lexoni më poshtë letrën e plotë dërguar kryeministrit, Albin Kurti, publikuar nga drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj:

    Letër e Institutit të Kosovës pë Drejtësi drejtuar kryeministrit Kurti më 26 prill 2021, lidhur me Komisionin për Provimin e Jurisprudencës.

    I nderuar Kryeministër Kurti,        

    Më lejoni që në emër të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) të Ju drejtohem përmes kësaj shkrese lidhur me vendimin e Qeverisë Nr. 04/08 të datës 21 prill 2021, dhe aprovimin e propozimit të Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës (Komisioni).

    IKD shpreh konsideratë të lartë për Ministrinë e Drejtësisë për të ndërmarrë veprime të shpejta për të funksionalizuar Komisionin, duke njohur rëndësinë e tij dhe kërkesat e juristëve të rinj për të realizuar të drejtën e tyre për dhënien e këtij provimi të rëndësishëm për karrierën dhe të ardhmen e tyre.

    IKD po ashtu në parim vlerëson në masë të madhe integritetin personal dhe profesional të emrave të propozuar për këtë komision, përjashtimisht Kryetarit, në qoftë se rrethanat mbi të cilat gjendet z. Albert Zogaj, nuk do të ndryshojnë. Për informimin tuaj, z. Zogaj, përveç detyrës së tij parësore si gjyqtar në Gjykatën Supreme, aktualisht ushtron një numër të madh të pozitave në sistemin gjyqësor, në fushën akademike dhe atë të sektorit të shoqërisë civile.

    Respektivisht, z. Albert Zogaj, në sistemin gjyqësor ushtron:

    1. Pozitën e gjykatësit në Gjykatën Supreme të Kosovës;
    2. Anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës;
    3. Anëtar rezervë në Komisionin e Përhershëm për Administrimin e Gjykatave (KGJK);
    4. Anëtar i Komisionit Vlerësues për kandidatët për Kryetar të Gjykatës Themelore në Prizren (KGJK);
    5. Anëtar i grupit punues për hartimin e raportit fakt-mbledhës për funksionimin e administratës gjyqësore (KGJK).
    6. Zogaj po ashtu ka edhe këto angazhime shtesë:
    7. Ligjërues në Kolegjin AAB;
    8. Trajnues në Akademinë e Drejtësisë; dhe
    9. Kontratë aktive si konsulent më një Organizatë Jo-Qeveritare.

    Për më tepër, në KGJK ishte propozuar për kryetar të Komisionit të Përhershëm për Vlerësimin e Performancës së Gjykatësve, pozitë që e ka refuzuar me arsyetimin se është shumë i ngarkuar me punë. Një qasje e tillë nuk përkon me integritetin e një zyrtari publik, të hezitoj të marr përgjegjësi në një komision kaq të rëndësishëm në sistem gjyqësor dhe të pranoj përgjegjësi që vinë nga dy pushtete tjera si ekzekutivi dhe legjislativi në rastin konkret.

    Fenomeni i zyrtarëve publik që në të njëjtën kohë ushtrojnë disa funksione, është parashtruar si çështje që cenon dhe dëmton rëndë integritetin dhe besimin institucional por edhe individual të zyrtarëve publik nga shoqëria civile, njohur dhe përkrahur edhe nga partnerët ndërkombëtar dhe partia që Ju udhëhiqni. Mu për këtë, në vitin 2018, ishte miratuar Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, si kusht për liberalizimin e vizave dhe Agjendën e Reformës Evropiane. Sipas kërkesës së shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtar, ky ligj ka rregulluar së paku dy fusha të rëndësishme që lidhen me këtë shkresë.

    Së pari në kufizimin e pozitave që një zyrtar i lartë publik mund të ushtroj në të njëjtën kohë, dhe së dyti kufizimin e pranimit të vetëm një page nga sektori publik dhe kompensimi vetëm sa i përket shpenzimeve të udhëtimit për pozitat tjera që mund t’i mbajë. Pozitat shtesë janë të kufizuara vetëm në ato raste kur me ligj shprehimisht është e përcaktuar se zyrtari është pjesë e një organi sipas detyrës zyrtare. Përderisa fenomeni i emërimit të zyrtarëve të caktuar në numër të madh të pozitave dhe funksioneve ka qenë një praktikë e pranuar nga qeveritë e kaluara, IKD shpreson fuqishëm se një qasje e tillë nuk do të tolerohet dhe të jetë e pranueshme dhe të legjitimohet edhe nën qeverisjen tuaj.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Suharekë, konkretisht në Zonën Industriale në Shirokë. Lajmin për...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka votuar sot në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut. Ai ka treguar se çfarë pret...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Ekrem Rexhën-Komandant Drini, në 24-vjetorin e ndarjes nga jeta. Haradinaj...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka mirëpritur vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga...
    Vip08 Maj 2024
    Astrit Gashi e Alba Merovci janë fejuar vetëm pak kohë më parë. Lajmi i fejesës u pasua nga ai i martesës, që...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën mori pjesë në përurimin e platformës online për komunitetet, ku u theksua se...
    Lajme08 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti , njëherë anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, për FrontOnline e ka vlerësuar të rrezikshme deklaratën...
    Lajme08 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Muja ka theksuar se anëtarësimi në...
    Lajme08 Maj 2024
    Sot është mbledhur Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.