×
  • Lajme
  • Lajme

    IKD: Drejtësia administrative vazhdon të mbetet lojë “ping pongu” me qytetarët

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të martën ka publikuar raportin: “Drejtësia Administrative në Kosovë gjatë vitit 2019”.

    Gjetjet e analizës së IKD-së, tregojnë se trajtimi i padive ndaj shtetit nga sistemi gjyqësor i Republikës së Kosovës po merr tatëpjetën vazhdimisht.

    “Kjo tatëpjetë argumentohet me anë të dy faktorëve: fillimisht, ngarkesa aktuale e këtij departamenti nuk garanton trajtim efikas të lëndëve, siç do të shihet më poshtë. Trajtimi i lëndëve jo brenda një afati të arsyeshëm, më së paku paraqet shkelje të kushtetutës. Andaj, gjendja aktuale nuk është një gjendje solide. Ndërsa, pikërisht kjo gjendje po vazhdon ende përkeqësimin, duke mos dhënë sinjale pozitive për progres.”, thuhet në komunikatë.

    Sipas IKD-së, përderisa si qëllim kryesor i sistemit gjyqësor proklamohet të jetë ulja e numrit të lëndëve, fundi i vitin 2019 i ka gjetur DÇA-të me numër më të madh të lëndëve se sa në fillim të këtij viti.

    Komunikata e plotë:

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, publikon raportin: “Drejtësia Administrative në Kosovë gjatë vitit 2019”.

    Gjetjet e analizës së IKD-së, tregojnë se trajtimi i padive ndaj shtetit nga sistemi gjyqësor i Republikës së Kosovës po merr tatëpjetën vazhdimisht. Kjo tatëpjetë argumentohet me anë të dy faktorëve: fillimisht, ngarkesa aktuale e këtij departamenti nuk garanton trajtim efikas të lëndëve, siç do të shihet më poshtë. Trajtimi i lëndëve jo brenda një afati të arsyeshëm, më së paku paraqet shkelje të kushtetutës. Andaj, gjendja aktuale nuk është një gjendje solide. Ndërsa, pikërisht kjo gjendje po vazhdon ende përkeqësimin, duke mos dhënë sinjale pozitive për progres.

    IKD gjatë periudhës 1 janar 2019 – 31 dhjetor 2019, ka monitoruar gjithsej 185 seanca në Departamentin për Çështje Administrative (DÇA) të Gjykatës Themelore GjTh në Prishtinë, prej tyre 149 janë monitoruar në divizionin administrativ, ndërsa 36 në divizionin fiskal.

    Sipas statistikave të siguruara nga monitorimit i IKD-së, paditë më të shpeshta në gjykatë gjatë vitit 2019 kanë qenë ndaj MPMS-së lidhur me kërkesat për pensione dhe më të rralla ato me të cilat kontestohen vendimet e Inspektoratit të Punës. Ndërsa, nuk mungojnë rastet edhe ndaj KPMSHCK, ku palët e pakënaqura me vendime lidhur me vendet e tyre të punës kanë kërkuar nga Gjykata realizimin e të drejtave të tyre. Padi të shumta janë bërë edhe ndaj Doganës së Kosovës dhe ATK-së, raste me të cilat merret divizioni fiskal në kuadër të DÇA-së.

    Përderisa si qëllim kryesor i sistemit gjyqësor proklamohet të jetë ulja e numrit të lëndëve, fundi i vitin 2019 i ka gjetur DÇA-të me numër më të madh të lëndëve se sa në fillim të këtij viti. Përderisa gjyqtarët e DÇA të Gjykatës së Apelit (GjA) mesatarisht e kanë tejkaluar normën vjetore të kryerjes së lëndëve, këtë normë sipas mesatares nuk e kanë arritur gjyqtarët e DÇA të GjTh në Prishtinë.

    Në DÇA të GjTh në Prishtinë sipas të dhënave statistikore të kësaj gjykate, kohëzgjatja e trajtimit të një rasti prej momentit kur padia paraqitet në gjykatë e deri në ditë kur merret vendimi nga e njëjta është 786.95 ditë, pra që sipas formulës së KGJK-së i bie që ky Departament ka zgjidhur lëndët me efikasitet prej 92.95%.

    Në anën tjetër, nga monitorimi i DÇA të GjTh në Prishtinë, IKD ka gjetur një mbajtje “shabllon” të seancave gjyqësore, duke mos bërë që të njëjtat seanca të arrijnë qëllimin për një drejtësi më të mirë. Në këtë drejtim, gjyqtarët e këtij departamenti caktojnë seancat gjyqësore njërën pas tjetrës, me një diferencë prej 15 apo 30 minutave, duke mos u dhënë palëve kohë të mjaftueshme për të paraqitur pretendimet e tyre.

    E drejta kushtetuese e qytetarëve për mjet efektiv ligjor vazhdon të mbetet një normë kushtetuese e shkelur në vazhdimësi, derisa mënyra e veprimit të DÇA-ve duke kthyer lëndët përsëri në organet administrative është bërë burim i zvarritjes së qytetarëve për realizimin e të drejtave të tyre. Për më tepër, IKD në këtë raport gjen se kjo mënyrë e veprimin tregon mos arritje të qëllimit bazë të drejtësisë administrative, e që është futja e të gjitha institucioneve nën parimin e legalitetit sipas hierarkisë ligjore.

    Sipas të dhënave që IKD ka nxjerrë pas analizimit të aktgjykimeve aprovuese, është gjetur se mbi 90% e këtyre aktgjykimeve janë aktgjykime sipas të cilave rasti kthehet në rivendosje në organin administrativ.

    Krahas seancave të monitoruara, IKD gjatë vitit 2019 ka mbledhur dhe analizuar afërsisht 100 aktgjykime nga rastet administrative të trajtuara nga DÇA i GjTh në Prishtinë. Nga analiza e aktgjykimeve, IKD ka gjetur se të njëjtat nuk përmbajnë arsyetim të mjaftueshëm, në atë mënyrë që palët dhe publiku realisht të kuptojnë dhe të binden për arsyet e vendosjes si në dispozitivin e një aktgjykimi. Përderisa standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira theksojnë rëndësinë e aktgjykimit të arsyetuar, IKD në këtë raport gjen aplikim të metodës “copy-paste” në hartimin e aktgjykimeve në rastet administrative.

    Po ashtu, IKD në këtë raport gjen se përballë obligimit të gjykatave që të publikojnë të gjitha aktgjykimet, GjTh në Prishtinë nuk ka publikuar gjithsej 2,672 aktgjykime administrative, derisa GjA nuk ka publikuar gjithsej 696 aktgjykime.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.