×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Igumeni Sava Janjiq preferon që rruga Deçan-Plavë të kalojë nëpër luginë të Lloçanit

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, përmes një videomesazhi në gjuhën shqipe në llogarinë e tij elektronike Twitter, propozon, sipas tij, zgjidhjen më të mirë për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë dhe pa shkelur ligjin në fuqi të Kosovës si dhe Zonën e Mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

    Në vazhdim po japim postimin e plotë të Igumenit Sava Janjiq me propozimin për trasenë e kësaj rruge, që do të shmangte cenimin e Zonës së Mbrojtur të Manastirit të Deçanit, duke kaluar nëpër luginën e Lloçanit për t’u lidhur me rrugën Deçan-Plavë, atje ku përfundon kjo zonë.

    Letra e Janiqit: 

    Po shfrytëzoj këtë rast për t’iu drejtuar qytetarëve të Kosovës që janë problematizuar në lidhje me çështjen e rrugës Deçan – Plavë, e cila kalon përmes Zonës së Mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

    Së pari, dua t’ju siguroj se ne, si qytetarë mbështesim plotësisht zhvillimin ekonomik të Komunës tonë dhe ndërtimin e rrugëve që lidhin njerëzit. Sidoqoftë, ligji për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, i cili është miratuar nga Parlamenti i Kosovës, ndalon ndërtimin e rrugëve magjistrale nëpër zona të tilla. Në vitin 2014 (dy mijë e katërmbëdhjetë), Qeveria e Kosovës vendosi të bëjë një rrugë nga Deçan për në Mal të Zi, e cila kalon përreth Zonës, duke ndjekur pjesërisht luginën e Lloçanit, për t’u lidhur me rrugën përgjatë lumit Lumbardh të Deçanit, në fund të Zonës Mbrojtëse.

    Ky projekt është zgjidhja më e mirë, sepse do të ishte plotësisht në pajtim me ligjin e Kosovës dhe në të njëjtën kohë, zbatimi i tij do të zhvendoste trafikun e rënduar jashtë zonës që parashikohet me ligj si një zonë me natyrë të pashqetësuar.

    Rruga ekzistuese, që kalon përmes Zonës, mund të përfundojë më vonë si një rrugë lokale, me gjerësi dhe kufi shpejtësie përkatëse për karakterin e saj, si edhe duke parashikuar ndalimin e trafikut të rënduar në të.

    Shpresoj fort që Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Deçanit do ta mbështesin këtë zgjidhje, e cila u sugjerua gjithashtu edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë. Në të njëjtën kohë, kjo zgjidhje do të ishte një themel i mirë për ndërtimin e sigurisë dhe promovimin e Manastirit të Deçanit si një trashëgimi kulturore botërore e UNESCO­s me ambient natyror të pacenuar, pa zhurmë, pa turbullira dhe pa rrugë të mbipopulluara. Rruga lokale përmes Zonës do të mbetet e gatshme për rekreacion dhe turizëm, si rruga ekzistuese që të çon në Manastir.

    Jam i sigurt se do të ishte e mundur të përfundonte kjo rrugë lokale sapo të ndërtohet rruga që e rrethon Zonën. Përgjatë rrugës mund të shtohet gjelbërim me qëllim ruajtjen e karakterit të kësaj Zone, e cila është edhe Parku Kombëtar i Bjeshkëve të Nemuna, përfundon postimi i Igumenit Sava Janjiq.

    Kujtojmë këtu se sot është paralajmëruar edhe vizita e kryeministrit Hoti në Manastirin e Deçanit.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për projektin që ai ka për Stadiumin Kombëtar të Kosovës. Abdixhiku ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të Gjuhës Rome. Në fjalën e tij kryeministri tha se historia...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje është bërë anëtare me të drejta të plota e Internacionales Socialiste. Në njoftimin e VV-së, kjo organizatë është më e...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë  ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjetë (30) ditësh P. B, i dyshuar për tentim vrasje. Rasti...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ilir Tahiri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, ka thënë se qeveria e ShBA-së është duke e ndihmuar Kosovën...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Mbrëmjen e së premtes një fëmijë rreth 1-vjeçar ka vdekur në QKUK. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka dhënë sqarimin...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit 2025 shihen nga diplomatët e Bashkimit Evropian që merren...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.