Të shtunën, në Istog, është vjedhur një rimorkio në një oborr të një shtëpie.
Sipas policisë, hajni është kapur dhe është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e tij i është vjedhur një rimorkio për automjet. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.