Derisa ishin duke bërë tregti me një veturë, “blerësi”, ia kishte marrë viktimës veturën për ta “provuar”, por ka ikur dhe nuk dihet ku ka shkuar.
Policia është duke u marrë me rastin, derisa ende s’dihet gjë për vendndodhjen e të dyshuarit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar derisa ishte duke i shitur automjetin e tij një të dyshuari mashkull kosovar, ky i fundit pasi i ka marr automjetin për ta provuar, duke e mashtruar është larguar në drejtim të panjohur.”, sqaron policia.

