
Në fshatin Preoc të Graçanicës ka ndodhur një vdekje e dyshimtë, raporton “Front Online”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës një person kishte thirrur në Emergjencë për të lajmëruar se nuk është mirë me shëndet po gjatë kohës kur njësiti mjekësor arriti në vendin e ngjarjes, personi tashmë ishte pa shenja jete.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit nuk hapet rast dhe se trupi i pa jetë iu lirohet familjarëve, përderisa këtë e ka cilësuar si vdekje e dyshuar./Front Online