×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    I sekuestrohen pasuritë Yll Ndroqit, pronar i Ora News dhe Channel One

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të hënën se ka sekuestruar pasuritë e Ylli Ndroqit, së bashku me aksionet e dy kompanive që menaxhojnë televizionet Ora News dhe Channel One në pronësi të tij.

    Gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për administrimin e pasurive të Ndroqit, ndërsa shoqëritë me aktivitet, përfshirë edhe mediat televizive Ora News dhe Channel One do të vazhdojnë aktivitetin, gjithashtu të administruara nga Agjencia, shkruan KOHA.

    SPAK deklaroi se biznesmeni dhe pronari i televizioneve Ora News dhe Channel One është subjekt i Ligjit Antimafia, për shkak të precedentëve penalë në trafikun e drogës në Turqi dhe Itali, ndërsa avokatët e tij pretenduan se pasuritë janë të ligjshme dhe e konsideruan vendimin “një sulm politik”.

    Përmes një njoftimi për shtyp, SPAK deklaroi se Ylli Ndroqi alias Xhemail Pasmaçiu është subjekt i Ligjit Antimafia dhe se “perandoria” e biznesit të tij dyshohet se i ka rrënjët tek përfshirja në të shkuarën në trafikun e drogës në Shqipëri, Turqi dhe Itali. “Ekzistojnë prova konkrete se [pasuritë ] janë të pajustifikuara. Duke u krahasuar vlera e tyre me të ardhurat e fituara në rrugë të ligjshme, rezulton se vlera e tyre nuk iu përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

    Avokatët e Ylli Ndroqit paralajmëruan apelimin e vendimit, ndërsa e konsideruan vendimin e sekuestrimit “një sulm politik” gjatë një prononcimi për mediat. Avokatët e zotit Ndroqi shprehen të bindur se në shkallët më të larta gjyqësore do të vërtetohet që pasuria e zotit Ndroqi është vënë në mënyrë ligjore dhe jo siç pretendon SPAK.

    Ndërkohë një nismë e tillë merret në kohën kur presidenti i “Yldon Media Group” ndodhet në gjyq me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj. Avokatët e quajnë presion politik vendosjen e sekuestrimit dhe mohojnë që zoti Ndroqi është shoqëruar në polici, pasi ndaj tij nuk ka asnjë urdhërarrest apo ndalim.Koha.Ditore.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Bujar Nasufi është identiteti i 56-vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë,...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.