×
  • Kronika
  • Kronika

    I akuzuari nga Malisheva pranon para gjykatës se ka vjedhur rrymën në vlerë prej 235 euro

    FrontOnline
    08 Shtator 2020

    I akuzuari për vjedhje të shërbimeve, Haxhi Kryeziu, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka pranuar fajësinë për veprën që i vihet në barrë.

    Pasi që aktakuza është lexuar nga prokurorja Mone Syla, i akuzuari Kryeziu ka thënë se e ndien veten fajtor për këtë vepër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.Në këtë rast, Kryeziu ka kërkuar nga gjykata që ndaj tij të shqiptohet një dënim sa më i butë, me arsyetimin se veprën e ka kryer nga kushtet e vështira ekonomike.

    Pranimi i fajësisë nuk është kundërshtuar nga prokurorja Syla, sipas të cilës një veprim i tillë ka mbështetje në provat e lëndës dhe është bërë në mënyrë vullnetare.

    Gjykatësi i çështjes, Lulzim Paçarizi, e ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, ndërsa shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar për 9 shtator 2020, në ora 11:00.

    Me aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur më 31 korrik 2019, Haxhi Kryeziu akuzohet se nga data e pavërtetuar e deri më 9 mars 2019, në shtëpinë e tij në fshatin Pagarushë, Komuna e Malishevës, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për energji elektrike të Republikës së Kosovës, ka shfrytëzuar energjinë elektrike, duke u lidhur direkt jashtë pikës matëse dhe me këto veprime e ka pamundësuar regjistrimin e saktë të energjisë elektrike.

    Sipas aktakuzës, i akuzuari të dëmtuarës KEDS–Divizioni në Gjakovë i ka shkaktuar dëmin në vlerë prej 235.79 euro.

    Sipas aktit akuzues me këto veprime i akuzuari Kryeziu, ka kryer veprën penale “vjedhje e shërbimeve”, nga neni 314, paragraf 6, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

    Nga Rubrika
    Kronika30 Maj 2025
    Policia në Pejë, gjatё muajit maj ka realizuar urdhёresat e gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar. Deri më sot, policia ka arrestuar 61...
    Kronika30 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Pejë të premten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Jon Hotit, duke e dënuar me dënim unik prej 24 vjet...
    Kronika30 Maj 2025
    Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor të Kosovës. Ai...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.