×
  • Lajme
  • Lajme

    Hysni Gucati: Po të mundnim, Specialen do ta shpërbënim për pesë minuta

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Kreu i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, e ka vlerësuar Gjykatën Speciale si gjykatën më të njëanshme në botë dhe po të mundnin “do ta shpërbënin atë për pesë minuta”.

    Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se nuk beson që do të kthehet në bumerang për ta apo ushtarët e UÇK-së publikimi i dosjeve, ndonëse thotë se ata nuk kanë publikuar asnjë emër të dëshmitarëve.

    “Ne i kemi ftuar Prokurorinë, hetuesinë dhe ndërkombëtarët, të hetojë këto raste. Kush i ka nxjerrë dosjet, a i ka sjellë Serbia apo dikush nga Prokuroria, kushdo qoftë apo nëse janë false, është mirë që ata ta çojnë punën deri në fund, ta hetojnë rastin. Ne s’kemi përgjegjësi, nuk kemi publikuar asnjë emër të dëshmitarëve, asnjë deklaratë çfarë ka shkruar, as që kemi pasur kohë të lexojmë çfarë po shkruan. Ishte koha e shkurtër. Nuk besoj se kjo mund të jetë bumerang për neve apo për luftëtarët e UÇK-së. Ne me mundur, e shtrijmë përtokë imazhin e kësaj Gjykate. Çdo gjë që më vjen mua nga Gjykata Speciale e që lihet para derës time, do t’i publikoj për hir të opinionit, shokëve tonë, t’u tregojmë një realitet që ka ndodh dhe po ndodh ende. Ne me mundur, e heqim për 5 minuta këtë Gjykatë Speciale, e shpërbëjmë krejt. Askund në botë nuk ka gjykatë të njëanshme. Gjitha shtetet e botës kanë pasur luftë, por nuk ka pasur gjykata të njëanshme. Pse nuk po e heton Specialja rastin ‘Panda’ në Pejë, që janë vrarë fëmijë serbë. Edhe ata janë qytetarë të Kosovës. Pse Gjykata Speciale nuk po e heton atë rast. Edhe ata janë qytetarë të Kosovës, pse Specialja nuk po e heton rastin? Nuk merret fare me to, merret me neve, me një propagandë që ka bërë Serbia dhe disa shqipfolës që kanë qenë argat të saj”, ka thënë Gucati për Interaktiv në KTV.

    “Kjo gjykatë është e njëanshme, e papranueshme për ne. Ai që i ka sjellë dosjet sot, ka thënë se do të sjellë CD me materiale. U kam thënë kapeni për veshi mos e leni me u ngjit shkallëve, se unë i publikoj. Nuk po fshehim asgjë ne, nuk e di pse Gjykata Speciale mund të na akuzojë, kur nuk kemi publikuar asnjë emër të dëshmitarit. Edhe pesë vjet burg me mi jep jam i gatshëm t’iu përgjigjem Gjykatës për publikimin e dosjeve”.

    Edhe Gucati thotë se për ta ka qenë befasi që erdhën këto dosje në kohën kur është bërë një aktakuzë nga Specialja ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

    “Na ka befasuar se po vijnë në kohën kur është ngritur akuza ndaj Hashim Thaçi e Kadri Veselit. Na ka zënë befasi kur së pari erdhën dosjet. I ka lënë në tavolinë të sekretarisë e ka ikur. Kemi dyshuar mos e dëmton procesin, pasi u fol për presidentin Thaçi e kryetarin Kadri Veseli. Mund të ndodhë edhe ajo që dikush vjen për qëllime të caktuara, por duke e analizuar se ka rrjedhë nga arkiva e Speciales, pasi është me logo të saj, ne nuk i mbrojmë dokumentet e saj. Ata duhet të jenë mbrojtës të dokumenteve të tyre, t’i ruajnë nëpër arkiva. Kjo gjykatë ka humbur kredibilitetin, kur del dokumentacioni nga ajo. E vërtetë është se ka dokumentacion nga prokuroria serbe. Nuk besoj se ka dal nga Serbia. Por nëse ka dale, atëherë Gjykata e ka obligative ta hetojë shtetin serb, mos e ka qitë me dëmtuar kredibilitetin e saj. Ka mundësi që edhe prej tyre të dalin. Mirë është që Gjykata ta hetojë edhe shtetin serb mos ka gisht në to. Hajt në dokumente të Serbisë ndoshta ka, por në dosjet e Speciales në gjuhën angleze me nënshkrime prokurorëve, emblemë, çdo send, me nënshkrime ish-prokurorëve që kanë dhënë dorëheqje”, ka thënë Gucati.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.